LAJMI I FUNDIT:

Bie niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit, KRU ‘Prishtina’ paralajmëron reduktime

Bie niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit, KRU ‘Prishtina’ paralajmëron reduktime

Mungesa e reshjeve ka bërë që niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit të jetë nën nivelin e duhur.

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku në një përgjigjeje për Telegrafin ka thënë se niveli i ujit në Batllavë është minus 10.08 metra, kurse në atë të Badocit është nën 10.48 metra.


Lidhur me këtë, KRU “Prishtina” kërkon nga konsumatorët që të bëjnë kursimin e ujit, në të kundërtën, sipas kompanisë do të fillojnë reduktimet.

“Niveli i ujit në liqenin e Badocit sot është 639.77 metra mbi nivelin e detit ose minus 10.08 metra nën kapërderdhje, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllaves sot është 624.52 metra mbi nivelin e detit ose minus 10.48 metra nën kapërderdhje. T’i ruajmë rezervat e ujit për periudhat vijuese duke e shpenzuar racionalisht ujin e pijshëm. Tash për tash furnizimi me ujë është 24/7 orë me ujë. Nëse ka mungesë të reshjeve nuk përjashtohet mundësia e aplikimit të reduktimeve për zonën e shërbimit, pasi që këto burime varen direkt nga reshjet atmosferike. Për marrjen e vendimit për aplikim të reduktimeve konsumatorët do të njoftohen me kohë. Pra, reduktimet mund të vijnë vetëm nëse edhe më tutje ka mungesë të reshjeve atmosferike”, paralajmëron Mjeku. /Telegrafi/