LAJMI I FUNDIT:

Bie niveli i ujit në liqenin e Badovcit dhe Batllavës

Bie niveli i ujit në liqenin e Badovcit dhe Batllavës

Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë thirrje tek konsumatorët që të jenë përgjegjës dhe ta shfrytëzojnë ujin në mënyrë të drejtë pasi që niveli i ujit në liqenin e Badovcit dhe Batllavës ka rënë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se uji i pijshëm duhet të shpenzohet për nevoja shtëpiake dhe assesi  për destinime tjera, transmeton Telegrafi.


Njoftimi i plotë:

“Të dashur qytetarë / konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit,,Prishtina,, sh.a., ju njoftojmë se çdo ditë e më shumë po rriten kërkesat për ujë të pijshëm.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 4.57 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit minus 5.95 metra nën kuotën maksimale.Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

Të shpenzojmë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime tjera të paarsyeshme.

KRU,”Prishtina” sh.a. me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët.

Ankesat e konsumatorëve në disa pika të larta të furnizimit, në objekte që janë të ndërtuara mbi kuota të rezervuarëve, janë prezente dhe kjo krejt për shkak të keqpërdorimit të ujit që po ndodhë në pika të ulëta furnizuese”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori