Një punëtor ka humbur jetën sot pasi ka rënë nga lartësia e një objekti ku punonte në qytetin e Pejës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


Sipas tij, punëtori është dërguar menjëherë në emergjencën e spitalit të Pejës, ku aty është konstatuar vdekja e tij nga mjeku.

“Një person ka rënë nga lartësia e një objekti ku ishte duke punuar. Pasi është dërguar në emergjencën e spitalit, aty është konfirmuar vdekja e viktimës nga mjeku. Policia dhe Prokuroria janë duke i zhvilluar hetimet e nevojshme”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/