LAJMI I FUNDIT:

Bie dritarja e apartamentit nga kati i katërt, dhe e godet në kokë kalimtaren e rastit (Video, +18)

Bie dritarja e apartamentit nga kati i katërt, dhe e godet në kokë kalimtaren e rastit (Video, +18)

Një grua është përplasur për tokë dhe kishte nevojë për disa qepje në trup, kur një dritare gjigante ra nga kati i katërt i një ndërtese dhe e goditi në kokë derisa ajo po kalonte në trotuar.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin kinez Ji’an dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë, transmeton Telegrafi.


Në video shihet gruaja e veshur me të bardha duke kaluar pranë ndërtesës, kur befasisht ra dritarja dhe e goditi në kokë.

Qyteti Ji’an është rreth një mijë milje në jug të Pekinit dhe rreth 375 milje nga Hong Kongu. /Telegrafi/