LAJMI I FUNDIT:

Bie çmimi i naftës në Shqipëri, rritet benzina

Bie çmimi i naftës në Shqipëri, rritet benzina

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka publikuar çmimet e reja të karburanteve.

Duke nisur nga kjo e enjte nafta do të shitet 224 lekë për litër [1,92 euro], ose 8 lekë më pak se çmimi i mëparshëm.


Një litër benzinë do të shitet me 198 lekë [1.69 euro], ose 6 lekë më shumë nga sa shitej deri tani.

Ndërkohë çmimi i gazit nuk ndryshon dhe do të vazhdojë të shitet 78 lekë [0.67 euro] për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.