Ari ra poshtë 1200 dollarë për onz për të parën herë në 3 muaj gjatë hapjes së sesionit tregtar të së Hënës, pasi dollari amerikan arriti nivelin e lartë të muajit Prill ndërkohë që Rezerva Federale deklaroi se do të rrisë normat e interesit në takimin e radhës.
“Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit nëse ekonomia rimëkëmbet dhe tregu i punës vazhdon i fuqishëm”, tha Janet Yellen duke shtuar pritshmëritë e tregjeve për muajin Qershor. Ecuria e metalit të çmuar ka qenë pozitive në fillim të 2016-ës.
Në 15 Dhjetor 2015, ari qëndronte në 1050 dollarë për onz dhe arriti në 1300 dollarë për onz më datë 2 Maj. Ndërsa perspektiva e vazhdimit të ciklit tkurrës monetar në SHBA është bërë më e qartë, ecuria pozitive e arit po përmbyset.
Frenimi i vrullit të metalit të çmuar nisi me publikimin e procesverbalit të Rezervës Federale, ku shihej një optimizëm në Bordin e Guvernatorëve. Një rritje e normave të interesit në SHBA e bën arin më pak të tërheqshëm në krahasim me aktivet e tjera që bartin një normë interesi.
Manaxhuesit e parasë kanë reduktuar gjithashtu bastet e tyre mbi rritjen e metalit të çmuar në nivelin më të lartë të këtij viti. Pozicioni neto afatgjatë në kontratat futures dhe options për arin ra me 26% në 169,491 kontrata gjatë javës së kaluar, tregon Komisioni amerikan i kontratave futures për lëndët e para.
Manaxhuesit e portofoleve në Shtetet e Bashkuara tregojnë se investitorët po shqetësohen mbi fitimet që kanë mbetur në mbajtjen e metalit të çmuar. Sipas tyre, kur investohet në një aktiv që është rritur me rreth 23% në vetëm disa muaj, një tërheqje e fuqishme është e mundur. Ndër metalet e çmuara, argjendi dhe platini prekën nivelet më të ulëta në 7 javë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit