Në një sondazh të ri të realizuar nga televizioni CNN, ish nënpresidenti Joe Biden kryeson bindshëm me 15 pikë dallim ndaj rivalëve të tij në garën për president brenda Partisë Demokrate.
Sondazhe të tjera japin rezultat më të ngushtë midis zotit Biden dhe senatores nga shteti Masaçusets, Elizabeth Warren, ndërsa senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, figuron në vendin e tretë.
Siç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone, rritja e senatores Warren në sondazhe kanë bërë që rivalët ta vëzhgojnë atë me kujdes.
Kandidatja demokrate për presidente, Elizabeth Warren, njihet për energjinë në fushatën e saj dhe për kërkesën për reforma politike.
“Ky është momenti ynë në historinë amerikane. Momenti i ëndrrës tonë të madhe, të punojmë shumë dhe të fitojmë”, tha senatorja Elizabeth Warren, kandidate demokrate për presidente.
Sondazhet e nxjerrin atë në vendin e dytë, pas zotit Joe Biden, i cili e ka kthyer vëmendjen tek senatorja Warren.
Ish nënpresidenti vë në pikëpyetje qëndrimin e saj për sistemin qeveritar të kujdesit shëndetësor.
“Besueshmëria ka rëndësi. Në pyetjet me të cilat do të përballet, senatorja Warren duhet të tregojë të vërtetën, ose pastaj do të ngrihen pyetje nëse ajo është apo jo e sinqertë me popullin amerikan”, tha kandidati demokrat për president, Joe Biden.
Sondazhet e nxjerrin senatorin nga Vermonti, Bernie Sanders, në vendin e tretë. Ai iu rikthye fushatës pas një sulmi në zemër dhe mori mbështetjen e ligjvënëses së njohur demokrate nga Nju Jorku, Alexandria Ocasio-Cortez.
“Jam më se i gatshëm të marr zyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, tha Bernie Sanders.
Rritja në anketa e senatores Warren, e bëri atë objektiv të rivalëve, thotë analisti Steve Peoples.
“Vërtet që ka shumë presion mbi zonjën Warren. Ajo qëndroi e fortë, nuk u lëkund. Por i duhet të qartësojë disa gjëra, që të jetë rehat në vendin e dytë”, thotë Steve Peoples, nga agjencia e lajmeve Associated Press.
Më shumë se dhjetë demokratë vazhdojnë të jenë aktivë në garën primare. Por për momentin, dinamika e garës Biden-Warren ka vëmendjen më të madhe, thotë John Fortier.
“Mendoj se tablloja e madhe është mbështetja që Joe Biden ka nga komuniteti afrikano-amerikan dhe mbështetja e të moshuarve dhe të moderuarve të bardhë. Elizabeth Warren po bëhet zgjedhje e progresistëve, sikur edhe Bernie Sanders”, thotë John Fortier nga Qendra për Politika Dypartiake.
Republikanët po e ndjekin me kujdes garën e demokratëve, përfshirë edhe hartuesin e strategjive John Feehery, i cili e sheh senatoren Warren si favorite.
“Ajo është në harmoni me bazën progresive të partisë. Ajo mori mesazhet më të zjarrta, që nënvizon diversitetin tek demokratët. Ka energjinë më të madhe dhe duket se merr po aq energji nga tubimet”, thotë John Feehery, strateg republikan.
Megjithatë, zoti Biden vazhdon të kryesojë me mbështetjen e votuesve të moderuar të partisë dhe të atyre që kërkojnë një kandidati të fortë i cili të mund ta mposhtë vitin tjetër Presidentin Donald Trump. /VOA/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Aktakuza kundër Donald Trump – çfarë do të thotë kjo për ish-presidentin amerikan

Prigozhin dëshiron të zëvendësojë Putinin, përplasja mes tyre është planifikuar për vitin 2024

Një histori e pabesueshme nga Italia: Si e mashtroi “Nonno Sprint” sistemin e pagesave të autostradave

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

ISW: Wagner llogaritet se ka humbur dhjetëra mijëra mercenarë në Bakhmut

Bayraktar përfunduan me sukses testimin e tretë të aeroplanëve luftarakë pa pilot

Mary Trump e lumtur me aktakuzat kundër xhaxhait Donald Trump: Më në fund pak drejtësi për viktimat e tij

Trump nuk do të pranojë marrëveshje për pranimin e fajësisë

Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus të mbushur plot me ushtarë brenda, po ecnin zvarrë për të ikur nga shpërthimi

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr