LAJMI I FUNDIT:

Biden thotë se rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelin më të lartë shkaku i Putinit

Biden thotë se rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelin më të lartë shkaku i Putinit

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelin më të lartë që nga kriza e raketave kubane e vitit 1962.

Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin “nuk po bënte shaka” kur foli për përdorimin e armëve taktike bërthamore pas dështimeve në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të dallonin mënyrën e ndaljes së Putinit, pohoi i pari i shtetit amerikan, raporton bbc.


“Për herë të parë që nga kriza e raketave kubane, ne kemi një kërcënim të drejtpërdrejtë për përdorimin e armëve bërthamore, nëse në fakt gjërat vazhdojnë në rrugën që kishin shkuar”, u tha Biden kolegëve demokratë.

“Ne nuk jemi përballur me perspektivën e Armagedonit që nga (John) Kennedy dhe kriza e raketave kubane”, pohoi ai.

Në vitin 1962, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik – nën presidentin Kennedy dhe Nikita Hrushov – iu afruan një përballje bërthamore rreth vendosjes së armëve të tilla ruse në Kubë.

Biden ishte në shtëpinë e James Murdochut në New York, djalit të manjatit të medias, Rupert Murdoch, për ngjarjen e mbledhjes së fondeve për demokratët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori