LAJMI I FUNDIT:

Biden rithekson mbështetjen e SHBA-ve për Termocentralin “Kosova e Re”

Biden rithekson mbështetjen e SHBA-ve për Termocentralin “Kosova e Re”

Në vizitën e djeshme të Zëvendëspresidentit të SHBA-ve Joe Biden, përveç shumë temave, ai u ndal edhe njëherë tek Termocentrali “Kosova e Re” që pritet të ndërtohet së shpejti dhe ndikimin që do të ketë ai në zhvillimin ekonomik.

Gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e vendit Hashim Thaci, Biden ka rikujtuar se që Shtetet e Bashkuara e mbështesin ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.


Me këtë rast Biden tha se SHBA-të mbështesin forcimin e sigurisë energjetike, dhe se ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” do t’i sjellë Kosovës energji të qëndrueshme dhe zhvillim ekonomik.

“Ne duam të ndihmojmë që të forcojmë sigurinë energjetike, për këtë arsye ne mbështesim ndërtimin e termocentralit të ri në Kosovë “Kosova e Re” që do t’i sigurojë Kosovës furnizim të qëndrueshëm me energji dhe do të zhbllokojë rritjen ekonomike”, ka thënë zëvendës Presidenti i SHBA-ve Joe Biden.
Me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, pritet mbyllja e ndotësit më të madh në vend, e që është termocentrali “Kosova A”.

Përveç kësaj termocentrali i ri pritet t’u jap fund mungesave të energjisë elektrike që sipas Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit i ka kushtuar sektorit privat me qindra miliona euro. /Telegrafi/