Anketat e opinionit publik tregojnë se ish Zv/Presidenti Joe Biden vazhdon të udhëheqë mes sfiduesve demokratë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Por shqetësimet për moshën e zotit Biden dhe gafat e tij në fjalime i kanë bërë demokratëtë që të shtrojnë pikëpyetje nëse ai do të ishte kandidati më i mirë përballë Presidentit Trump në zgjedhjet e vitit që vjen.
Në Ajova, zoti Biden synon të përforcojë statusin e tij në krye të garës demokrate, duke vënë në shënjestër Presidentin Trump.
“Nëse i japim atij tetë vite, dhe këtë e besoj nga thellësia e zemrës time, ai përgjithmonë do të ndryshojë karakterin dhe natyrën tonë. Prandaj duhet ta mposhtim zotin Trump në vitin 2020.”
Zoti Biden mbetet në krye të anketave kombëtare dhe të shteteve, por përballet me konkurrencë të fortë nga disa rivalë, përfshirë senatoren e Masaçusetsit, Elizabeth Warren.
“2020 është shansi ynë. Ne mund ta bëjmë këtë qeveri të punojë për të gjithë Amerikën. Demokratë, le ta bëjmë këtë. Të punojmë shumë dhe të fitojmë.”
Pavarësisht se ai është 76 vjeç, zoti Biden mbetet një politikan energjitik. Por gjithashtu ai ka shkaktuar kritika me një seri gafash, përfshirë komentet mbi ndihmat për varfërit.
“Fëmijët e varfër janë po aq të zgjuar dhe të talentuar sa fëmijët e bardhë, fëmijët e pasur, fëmijët afrikano amerikanë, fëmijët aziatikë.”
Biden është vënë shpesh nën shënjestër nga njeriu me të cilin dëshiron të përballet në zgjedhje, Presidenti Trump.
“Joe është i mangët. Ky nuk është dikush që mund të keni si president. Por nëse merr miratimin (e demokratëve), do të më bëhej qefi.”
Biden ka marrë disa goditje në debatet e para por gjithashtu ka treguar aftësi përtëritëse, thotë analistja Vanessa Beasley e Universitetit Vanderbilt.
“Ende ka prova të mira që demokratët mendojnë se ai është njeriu me shanset më të mira për të mundur zotin Trump. Shumë demokratë po tregojnë zemërbutësi sepse duan që ai të ruajë statusin e emrit më të njohur dhe shansin më të madh për të mposhtur zotin Trump.”
Votimet e para mes kampit demokrat do të zhvillohen në muajin shkurt çfarë do të thotë se ka kohë të mjaftueshme që rivalët të fitojnë epërsi, thotë Kyle Kondik me Universitetin e Virxhinias.
“Biden po kryeson ndërsa i afrohemi shtatorit dhe tetorit dhe pas disa debateve të tjera ai do të provojë se është kryesuesi më i qëndrueshëm i garës. Por, gjithashtu ekziston mundësia që një pjesë e mbështetësve të tij të kalojë tek kanditatët e tjerë, dhe pastaj do të kemi një garë më të hapur.”
Demokratët po ashtu mbeten të ndarë mbi atë nëse ata duhet të përqendrohen tek zoti Trump apo tek reformat gjithpërfshirëse ekonomike dhe sociale, thotë analisti Darrell West nga Instituti Brookings.
“Pra debati kryesor aktual mes demokratëve po bëhet mbi atë nëse ata duhet të kërkojnë ndryshime të vogla dhe në thelb kthimin e Amerikës në atë që ishte para zotit Trump, apo nevojën për ndryshime më thelbësore.”
Kjo dilemë do të shfaqet përsëri kur demokratët të zhvillojnë debatin e tretë muajin që vjen në Hjuston./ VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre