LAJMI I FUNDIT:

Biçikleta elektronike Fiido X është tërhequr për shkak të rrezikut për t’u “thyer në gjysmë”

Biçikleta elektronike Fiido X është tërhequr për shkak të rrezikut për t’u “thyer në gjysmë”

Fiido, prodhuesi i biçikletave elektrike të lira ka pezulluar shitjet e Fiido X të saj dhe po përgatit një tërheqje.

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania zbuloi një defekt që mund të bëjë që biçikleta elektrike e palosshme të ndahet në dysh.


Zëdhënësja e Fiido, Jennifer Sun e konfirmoi çështjen për The Verge dhe tha se kompania do të publikojë më shumë detaje deri më 12 prill.

Tërheqja u raportua për herë të parë nga Electrek.

Fiido X është ndërtuar mbi një kornizë të lehtë magnezi dhe përfshin një mekanizëm të ri të palosjes – pjesë në të cilën supozohet se qëndron problemi.

“Duke u bazuar në faktin se ky dështim është një çështje serioze sigurie, ne tani po u bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të ndalojnë përdorimin e përkohshëm të X, pasi ekziston një rrezik”, shkroi një përfaqësues i Fiido. /Telegrafi/