LAJMI I FUNDIT:

Biçikleta e frymëzuar nga BMW M2 Coupe i ri (Foto)

Biçikleta e frymëzuar nga BMW M2 Coupe i ri (Foto)

Vetëm disa ditë pas fillimit të shitjes zyrtarisht të modelit të ri BMW M2 Coupe, kompania BMW tani ka zbuluar edhe një biçikletë e cila është e frymëzuar nga ky model.

Me emrin BMW Cruise M Bike Limited Edition, biçikleta vjen me ngjyrë të kaltër Long Beach metalike, ndërsa korniza e saj është e bërë nga alumini, transmeton Koha.net.


Rrotat janë me diametër prej 28-inç, ndërsa shala e saj është e bërë nga fibra të karbonit.

BMW Cruise M Bike po ashtu ka marshin Shimano me 30 shpejtësi dhe do të prodhohet në një seri të kufizuar prej vetëm 1500 njësi.

Çmimi i kësaj biçiklete të veçantë është 1400 euro.