Bhad Bhabie në rehabilitim për shkak të abuzimit me lëndë narkotike

Ajo është njëra nga 17 vjeçaret më të njohura ndërkombëtarisht, ku pas problemeve që shkaktoi në një emision televiziv, tashmë është një repere e njohur.
Bëhet fjalë për Danielle Bregoli e njohur ndryshe si Bhad Bhabie, jeta personale e së cilës është bërë pjesë e mediave rozë.
Rep-artistja së fundmi ka marrë ndihmë profesionale për disa çështje serioze me të cilat po përballet.

Burime të TMZ kanë kontaktuar reperen, e cila kishte treguar se është izoluar në vetëm një lokacion.
Ajo ka rrëfyer se është duke u trajtuar për disa gjëra, sikurse trauma të fëmijërisë dhe abuzime me substanca narkotike.
Por, reperja e njohur nuk e ka lënë anash reagimin ndaj vrasjes së paprecedentë të Geoge Floyd, teksa dha një mesazh për fansat e saj. /Telegrafi/

























































