LAJMI I FUNDIT:

BFI: E mbështesim fuqishëm ambasadorin Baily (Foto)

BFI: E mbështesim fuqishëm ambasadorin Baily (Foto)

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni në krte me Sulejman Rexhepin, përmes një komunikate për Telegrafi Maqedoni ka mbështetur ambasadorin amerikan Jess Baily.

‘Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Sulejman ef. Rexhepi në emrin e tij personal dhe në emër të popullatës muslimane në RM, nëpërmjet një telegram mirënjohjeje të adresuar Ambasadës Amerikane në Shkup, Kongresit Amerikan dhe Departamentit të Shtetit Amerikan, ka shprehur përkrahjen e parezervë ndaj Ambasadorit Amerikan Jess Baily, për punën e tij të pazëvendësueshme në mbrojtjen e vlerave më të larta demokratike në vend.


Mes tjerash në këtë telegramë thuhet se: Bashkësia Fetare Islame në RM, shpreh falënderim të madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila, gjithnjë ka qenë në krah të forcave progresive që ia duan të mirën Maqedonisë dhe mbarë shoqërisë së saj. Kohëve të fundit, disa politikanë të verbuar që vegjetojnë në partinë ekstremiste maqedonase OBRM-PDUKM kanë demonstruar destruktivitet si dhe mosmirënjohje ndaj politikave si dhe shtetit amerikan, duke e sulmuar ekselencën e tij, ambasadorin Jess Baily.

Ambasadorin Jess Baily e konsiderojmë si një ndër diplomatët perëndimorë që kanë dhënë kontributin e parezervë në tejkalimin e situatave shumë të ndera që janë krijuar pikërisht prej kësaj partie ekstremiste maqedonase. Pa dyshim që, ambasadori Baily me dinjitet dhe krenari përfaqëson vlerat më të larta demokratike amerikane, të cilat reflektojnë një siguri dhe mirëqenie të konsiderueshme në shoqërinë tonë.

Bashkësia Fetare Islame në RM konsideron se të gjithë subjektet dhe personalitetet me peshë në vend duhet t’ju dalin përballë forcave destruktive të OBRM-PDUKM-së dhe t’ua bëjnë të qartë që nuk mund të na ndalojnë drejt reformave të nevojshme për t’iu bashkangjitur strukturave euro-atlantike, për ç’gjë kontributi i ambasadorit amerikan, Jess Baily, është i pazëvendësueshëm.

Natyrisht, duke i përkrahur të gjitha politikat amerikane që sigurojnë stabilitet, mirëqenie dhe paqe, ne si Bashkësi Fetare Islame ua bëjmë me dije të gjithë faktorëve në vend se OBRM-PDUKM-ja nuk mund të flasë në emër të shtetit, pra as në emër të Institucionit tonë fetar islam.

Dëshirojmë që edhe një herë të nënvizojmë se, ne, si Bashkësi Fetare Islame, mbështesim parezervë politikat e shtetit amerikan në rajon dhe më gjerë si dhe mbështesim dhe përkrahim tërë atë angazhim e kontribut të jashtëzakonshëm të ambasadorit Jess Baily në drejtim të ndihmesës amerikane që ia ofron shtetit tonë për integrime në BE e në NATO’, thuhet në komunikatën e BFI-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori