LAJMI I FUNDIT:

Beyonce takohet me Meghan Markle në premierën e “The Lion King”

Beyonce takohet me Meghan Markle në premierën e “The Lion King”
Prince Harry, Meghan Markle, Beyonce dhe Jay Z (Foto: Niklas HALLE'N / POOL / AFP) (Photo credit should read NIKLAS HALLE'N/AFP/Getty Images/Guliver)

“Mbretëresha e Luanëve”, Beyonce, mbrëmë (e diel) e ka takuar dukeshën e Sussex-it, Meghan Markle.

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur premiera e “The Lion King” dhe natyrisht se në këtë eveniment nuk ka munguar protagonistja kryesore e filmit, Beyonce.

Ajo ishte takuar me aktoren Markle, teksa ishte e shoqëruar me bashkëshortin e saj, Jay Z dhe kjo e fundit po ashtu ishte me princ Harryn.


Meghan Markle dhe Beyonce (Foto: Niklas HALLE’N / POOL / AFP) (Photo credit should read NIKLAS HALLE’N/AFP/Getty Images/Guliver)

Për dukeshën e Sussex-it kjo ishte premiera e parë e një filmi, në të cilin ajo ishte prezente pas një kohe të gjatë.

Ndërkohë, yjet botërore tërhoqën vëmendje me dukjen e tyre, Beyonce e cila ishte veshur me fustanin e gjatë ngjyrë ari, ndërsa Markle me fustan të zi tejet elegant.

Gjithashtu, çifti mbretëror kishin bërë edhe një shkrim në rrjetet sociale në kuadër të kësaj, duke treguar edhe qëllimin e filmit.

“Këtë mbrëmje, Duka dhe Dukesa e Sussexit morën pjesë në premierën evropiane të The Lion King në Londër në Teatrin “Odeon”. Në festimin e premierës së filmit, The Walt Disney Company njoftoi #ProtectThePride, një fushatë globale konservimi për të mbështetur përpjekjet për mbrojtjen e popullsisë së luanëve që po zvogëlohet shpejt në të gjithë Afrikën. Duka dhe Dukesha janë të angazhuar për avancimin e përpjekjeve të ruajtjes në të gjithë Afrikën dhe në mbarë botën,  duke punuar me komunitetet për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për planetin”, shkruan mes të tjerash në postimin e tyre të publikuar në Instagram. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bz6YJvGF9wK/

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Magazina
Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
Kalo në kategori