Beyonce dhe burri i saj Jay-Z u nisën për në Miami pas një udhëtimi në një ishull privat në brigjet e Floridës të shtunën (30 prill).

Çifti i famshëm u pa në publik pas disa muajsh, teksa shihen të veshur në mënyrë të rastësishme.


52-vjeçari kishte veshur një bluzë të bardhë me një imazh të Martin Luther King Jr. pantallona të zi dhe atlete po ashtu të bardha, ndërsa Beyonce, 40 vjeçe kishte veshur tuta të zeza sportive.

Beyonce mori trajtimin e yjeve teksa një grua e përshëndeti kur doli nga avioni duke i mbajtur një çantë të verdhë.

57309377 10775393 image m 98 1651507478555

Më vonë, çifti u pa në një tjetër vend të veçantë teksa mbuluan fytyrën me një maskë të zezë për fytyrën.

57309365 10775393 image a 92 1651507219273

Kujtojmë që në mars, Beyonce hapi çmimet "Oscar" me një performancë emocionuese, të regjistruar paraprakisht nga fusha e tenisit në Compton.

57309327 10775393 x m 34 1651505144283

Beyonce dha një performancë të fuqishme të "Be Alive" nga kandidati për filmin më të mirë "King Richard", të cilin ajo e shkroi bashkë me Dixson.

57309329 10775393 image m 54 1651505253484

Vajza e këngëtares, 10-vjeçarja Blue Ivy, u pa edhe me nënën e saj, duke mbajtur syze dielli dhe e gjunjëzuar përballë Beyonces për një pjesë të performancës.

57309351 10775393 image a 36 1651505157341

Performanca e këngëtares ishte e para nga katër performancat të dielën e "Oscar", pas saj Billie Eilish ka performuar këngën e saj nga filmi i "James Bond No Time to Die", Reba McEntire performoi "Somehow You Do" nga "Four Good Days" dhe Sebastian Yatra "Dos Oruguitas" nga "Encanto". /Telegrafi/

57309355 10775393 image a 100 1651507590690

57309359 10775393 image a 101 1651508811580

57309321 10775393 image a 119 1651509118943

Screenshot 2022 05 02 221931 Foto: Backgrid

57311895 10775393 image a 130 1651509254130