LAJMI I FUNDIT:

Beta-karoteni mbron nga “djegia”

Beta-karoteni mbron nga “djegia”

Një studim i ri ka treguar se preparatet me beta-karotene mbrojnë nga djegia prej rrezeve të diellit edhe atë aq më gjatë, sa më i gjatë të jetë veprimi i preparatit.

Mekanizmi i saktë i veprimit nuk është i njohur, mirëpo supozohet se për efektin mbrojtës të tyre është përgjegjëse vetia antioksidante e beta-karoteneve.

Autorët e këtij studimi njoftojnë se është e nevojshme të merren së paku dhjetë javë këto preparate, me qëllim që të plotësohet efekti mbrojtës. Megjithatë efekti i tyre në asnjë mënyrë nuk mund t’i zëvendësojë kremrat e rrezitjes.