Besohet se Chiellini i tha fjalë shqetësuese Allegrit gjatë humbjes së Juventusit ndaj Empolit

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini besohet se i ka dhënë një mesazh shqetësues trajnerit Massimiliano Allegri në humbje e tyre tronditëse 1-0 ndaj Empolit – dhe kjo ka shkaktuar shqetësim në mesin e tifozëve.
Zonja e Vjetër ka pasur vështirësi në javët e para të sezonit. Pas humbjes 3-0 të tyre në Joan Gamper Trophy kundër Barcelonës në fillim të këtij muaji, klubi ka regjistruar dy rezultate zhgënjyese në kampionat dhe aktualisht gjenden në vendin e 13-të në Serie A.
Ata arritën të marrin një pikë kundër Udineses në ndeshjen e parë të edicionit dhe të shtunën në mbrëmje, ata pësuan një humbje të papritur në ndeshjen e tyre të parë në shtëpi, pasi një gol nga Leonardo Mancuso në minutën e 21 -të për Empolin.
Gjërat pastaj shkuan nga e keqja në më keq kur pamjet e një Chiellini të frustruar qartë u shfaqën në internet.
Në klipin më poshtë, Allegri mund të shihet duke mbuluar gojën kur fliste me mbrojtësin italian, por Chiellini vendosi që ndjenjat e tij të bëheshin të ditura për kamerat. Shumë besojnë se qendërmbrojtësi italian tha: “Nuk është ky ekip”.
Pas humbjes tronditëse në Torino – ndeshja e parë e epokës pas Ronaldo – shefi i Juves, Allegri gjithashtu fajësoi mungesën e punës në grup.
“Ne filluam mirë, por pranuam nga gabimi ynë i parë dhe më pas ndaluam së luajtur si ekip, duke i dhënë hapësirë dhe iniciativën Empolit”, kishte potencuar ai.
Miss someone Juventus fans? 👀 pic.twitter.com/ZaN9yqIC4t
— fan (@NoodleHairCR7) August 28, 2021
“Ne duhet të kishim luajtur si ekip, jo individualisht. Ne kishim nevojë ta mbushnim hapsirën më mirë, por bëmë shumë gabime teknike sepse loja jonë u bë frenetike”.
“Ju duhet të menaxhoni lojën dhe topin ndryshe dhe duhet të jeni të durueshëm kur mbroheni, sepse nëse nxitoni të përpiqeni të fitoni përsëri posedimin, ju lini boshllëqe për kundërshtarët”, ka shtuar më tej Allegri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Arteta i vendosur për të transferuar sulmuesin që nuk po përdoret nga Ancelotti te Real Madridi

Roma eliminon Porton nga Liga e Evropës, siguron kalimin në fazën e eliminimit direkt

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola ‘ka vendosur të largojë tetë lojtarë’ nga Man City

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij