LAJMI I FUNDIT:

‘Beso në Mua’ vazhdon me pjesën e tretë të projektin ‘Skenografia’ (Video)

‘Beso në Mua’ vazhdon me pjesën e tretë të projektin ‘Skenografia’ (Video)

Çka është Skenografia? Secili prej nesh përgjatë jetës krijojmë skenografinë e duhur, me tema të ndryshme nga e kaluara e tashmja dhe e ardhmja, duke shpalos faqe të historisë dhe mjedisit ku jetojmë.

Skenografia jonë e jetës është shumë e ngjashme me skenografinë e një teatri, televizioni apo filmi…Prandaj, edhe projekti i një skenografie do të thotë improvizimi i shfaqjes së fragmenteve nga jeta jonë.


Projekti i një Skenografie për televizion, i dizajnuar dhe i implementuar nga ekipi “Beso Në Mua” dhe bashkëpunëtorët e emisionit, ndërtohet duke e improvizuar enterierin e një shtëpie, sepse siç thonë ekipi, aty pret miq e ndanë gëzime e halle me njeri-tjetrin. Bazuar në këtë përditshmëri të jetës, krijohen temat e bisedës për emisione.

Ekipi “Beso Në Mua” lidhur me vazhdimin e projektit te Skenografisë na përgjigjet:

“Vazhdimi i projektit të skenografisë ka ngelë pa mbaruar në mungesë të transmetimit nga edicioni i kaluar, andaj edhe ju kemi borxh shikuesve edhe bashkëpunëtorëve tanë të transmetojmë vazhdimin e saj. Është një ndër projektet më madhështore të realizuar ndonjëherë në emisionin tonë. Ky projekt ka kërkuar punë dhe angazhim shumë të madh të të gjithë ekipit dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Skenografia është projekt me të cilin rrallëherë qytetarët e rëndomtë njoftohen se si ndodhin këto procedura pas ekranit televiziv, andaj edhe është projekt tërheqës dhe simpatik për shikuesit”

Përpos punëve të projektit në skenografi, përgjatë emisionit do të keni mundësi të njiheni edhe me kulturën dhe traditat e karnavaleve Ilire, idetë kreative të artistes Adelina Veseli, si dhe një rubrike shtesë në emision ku do të njiheni me shtëpitë e çuditshme nëpër botë.

Për të gjitha këto, e edhe më shumë, ju mund ta përcillni emisionin në RTV Dukagjin, këtë të diel në orën 21:00. Ndërsa repriza e premierës është çdo të hënë në orën 13:00, si dhe çdo të shtunë në orën 10:00.

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori