LAJMI I FUNDIT:

Besnik Tahiri fillon hartimin e planit për Podujevën, në vëmendje edhe estetika urbane

Besnik Tahiri fillon hartimin e planit për Podujevën, në vëmendje edhe estetika urbane

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se është duke e bërë hartimin e programit qeverisës për këtë komunë.

Ai tregoi se një masterplan i veçantë do të trajtohet për riparimet urbane dhe estetikën e tyre.


“Në kuadrin e hartimit të programit, në terren pamë objektet kolektive të banimit dhe shtëpitë private. Një master plan i veçantë do të trajtojë riparimet urbane dhe estetikën. Një pjesë e investimit, kryesisht ato të fasadimit, përfshin thithjen e fondeve për efiçiencë si dhe financimin komunale”, ka shkruar Tahiri.

“Si i tillë, pritet që secila hapësirë banimi përveç aspekteve të sigurisë (orët elektrike, rrjetin e ujit, kanalizimeve, pullazet) dhe atyre funksionale të brendshme (shkallët, bodrumet dhe liftat) dhe të jashtme, parkingjet, këndet e gjelbëruara dhe hapësirat rekreative”, shtoi ai.

Po ashtu, Tahiri tha se do të punojë për funksionalizimin e Ndërmarrjes Publike, ku banorët do të paguajnë mirëmbajtjen dhe pagesën e shërbimeve mujore.

‘Me funksionalizimin e Ndërmarrjes Publike, banorët do të paguajnë mirëmbajtjen dhe pagesën e shërbimeve mujore. Programi do të parasheh zgjidhje zonale dhe sektoriale, duke përfshirë edhe zhvillimin e orientuar dhe policentrik’, ka treguar Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori