Vokalisti i NRG Band, Besnik Qaka, është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja Lolita pritën në jetë fëmiun e parë të tyre, të gjinisë femërore.


besnik qaka 22158939 175347999695075 2275690685233364992 n e1512756083895

Këngëtari ka postuar një foto të vajzës së vogël në rrjetin social Instagram.

Vajza është pagëzuar me emrin Una.

"Fryma jote e parë, na e mori tonën... #UnaQaka", ka shkruar Besniku në rrjetin social Instagram.

Besniku vitin e kaluar i dha fund beqarisë duke u martuar me të fejuarën, Lolita Begollin.

besnik qaka 3 12 2017 0 25 29 760 e1512214036835

Përkundër angazhimeve në jetën private, Besniku ishte aktiv në karrierën e tij muzikore duke sjellë së fundmi baladën "Harrom". /Telegrafi/