LAJMI I FUNDIT:

Besimtarët mysliman në Maqedoninë e Veriut festuan Kurban Bajramin

Besimtarët mysliman në Maqedoninë e Veriut festuan Kurban Bajramin

Thirrja e Ezanit mblodhi në mëngjes besimtarët myslimanë për faljen e Kurban Bajramit. Ceremonia kryesore u zhvilluan në Xhaminë Mustafa Pasha të Shkupit. Sikur në të gjitha xhamitë e vendit, pas namazit meshkujt sjellin festën në familjet e tyre ku edhe zhvillohet manifestimi, e pastaj me vizita tek të afërmit dhe fqinjët.

Ekipi i Alsat vizitoi disa lagje të Shkupit. Temperaturat e larta të mesditës ndikuan që lëvizjet nëpër rrugë të ishin të pakta. Ata që takuam thanë se mundohen në festojnë brenda mundësive të tyre ekonomike, por disi më të kursyer shkak i rritjes së standardit.


Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili tha se kjo festë karakterizohet me sakrificën e një kurbani për tu solidarizuar me të tjerët dhe shkuarjen në Haxhxh si kushti i pestë i fesë Islame.

“Banorët e Maqedonisë kanë anëtarët e tyre në vendet e shenjta sepse ata veç më dje kanë realizuar qëndrimin e tyre në Arafat, që nënkupton edhe arritjen e Haxhxhit, kurse sot kanë bërë gurëzimin e djallit, siç është kalimi nëpër mina apo ‘xhemarrat’”. “Kurbani, nuk nënkupton vetëm therjen apo sakrificën për të arritur afërsinë tek Zoti, por ka edhe dimensionin social sepse mishi i kurbanit duhet të ndahet në tre pjesë. Nuk hahet vetë, një pjesë ndahet për familjen e vet, një pjesë tjetër ndahet me skamnorët dhe tjetra me fqinjët e të afërmit”, deklaroi Qenan Ismaili, teolog.

Festa e Kurban Bajramit vjen pas kryerjes së haxhit dhe shoqërohet me therjen e kurbanit. Sipas Bashkësisë Fetare Islame sivjet në Haxhxh kanë shkuar 850 haxhilerë nga Maqedonia e Veriut. Ndërsa, për therjen e kurbaneve nën organizimin e BFI-së, qytetarët kanë dhënë nga 120 euro, para të cilat sipas myftiut Ismaili do të përdoren për mirëmbajtjen e Fakultetit të Shkencave Islame dhe pesë Medreseve në vend./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori