LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Qeveria punon për një pako të re masash antikrizë, për përkrahjen e qytetarëve dhe ekonomisë

Besimi: Qeveria punon për një pako të re masash antikrizë, për përkrahjen e qytetarëve dhe ekonomisë

Qeveria punon për një pako të re masash antikrizë, në koordinim të ngushtë me komunitetin afarist dhe të gjithë pjesëmarrësit shoqërorë (palët e tanguara) për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme për përkrahjen e qytetarëve dhe ekonomisë. Megjithatë, dimri do të jetë i vështirë, si për Evropën ashtu edhe për ne, masat qeveritare do ta lehtësojnë goditjen, por nuk do ta parandalojnë tërësisht – këtë nuk mund ta bëjnë as ekonomitë e pasura.

Për të siguruar financa publike të qëndrueshme, nevojitet rishikimi dhe racionalizimi i shpenzimeve buxhetore përmes zgjidhjeve sistematike dhe të qëndrueshme, të cilat në rast të krizave të ardhshme do të sigurojnë fuqi më të madhe absorbuese të ekonomisë, shkruan ministri i Financave, Fatmir Besimi, në kolumnën e tij të fundit.


“Në mënyrë që fuqia absorbuese e ekonomisë në rast krize të jetë dukshëm më e madhe në të ardhmen – si dhe sigurimi i shërbimeve publike më cilësore, duhet të ketë ndryshime në anën e të hyrave (poashtu, kontroll më të madh në anën e shpenzimeve, gjë që do ta arrijmë përmes Ligjit sistematik për buxhetet). Për të siguruar financa publike të qëndrueshme, nevojitet rishikimi dhe racionalizimi i shpenzimeve buxhetore përmes zgjidhjeve sistematike dhe të qëndrueshme. Kjo do të nënkuptojë edhe reforma strukturore në të cilat punojnë ministritë dhe institucionet resoriale, respektivisht për optimizimin dhe rritjen e efikasitetit të administratës shtetërore, shëndetësinë dhe arsimin më cilësor, rishikimin e subvencioneve në bujqësi bazuar në rendimente dhe sigurimin e produkteve strategjike, sigurimin social, përmirësimin e performancës së ndërmarrjeve publike dhe do të vazhdojmë me reduktimin e mëtejshëm të të gjitha kostove jo thelbësore, si shpenzimet e udhëtimit, mëditjet, energjia elektrike dhe energjensa të tjera, mobiliet, automjetet etj.” shkruan Besimi.

Në këtë kontekst, ministri thekson se tani është çasti i duhur që të flitet për konceptin optimal të tatimimit, duke përfshirë edhe masat për luftimin e ekonomisë gri, që do të sigurojnë të hyra të mjaftueshme si mbrojtës sigurie (bufer) në goditje të tilla të ardhshme.

“Debati është i hapur dhe zhvillohet në vazhdimësi me të gjithë palët e ivolvuara me të cilat së bashku do ta arrijmë zgjidhjen më optimale. Për këto masa nevojiten mjete dhe ato duhet të destinohen nga diku – nga përmirësimi i arkëtimit ose nga huatë. Nëse sistemi tatimor do të ishte më efikas dhe më i drejtë (i paanshëm) i vendosur me përfshirje më të madhe (këtu flas edhe për ekonominë gri), fuqia absorbuese e ekonomisë aktualisht do të ishte më e lartë, ndërsa nevoja për huamarrje më e vogël”, shkruan Besimi.

Ai theksoi se dhe efikasiteti energjetik dhe zhvillimi i ekonomisë së gjelbër dhe të qëndrueshme, përkatësisht në të ardhmen, ekonomitë me prosperitet do të jenë ato që kanë shkallë të lartë qëndrueshmërie.

“Kjo dhe kriza paraprake na kanë treguar se nevojitet shkallë më e lartë e adaptimit të ekonomive. Ata që dinë të reagojnë shpejt ndaj sfidave janë ata që do të kenë sukses. Investimet në burimet e qëndrueshme të energjisë janë një segment i kësaj. Segment tjetër është bujqësia e qëndrueshme. “Qëndrueshmëria” do të jetë fjalë kyçe në të ardhmen. Inovacioni dhe ndërmarrësia në këtë drejtim do të japin vlerë më të madhe të shtuar dhe ia vlen të mendohet”, thekson ministri i Financave.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori