LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Përfitime të shumta nga ndërtimi i autostradave të korridoreve 8 dhe 10-D

Besimi: Përfitime të shumta nga ndërtimi i autostradave të korridoreve 8 dhe 10-D

Ministri i Financave, Fatmir Besimi dje para biznesmenëve porositi se implikimet ekonomike nga realizimi i projektit për ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10-D janë të shumëfishta.

“Ata që janë ekonomistë dhe merren me teori ekonomike, por edhe ata që praktikisht punojnë në ekonomi, e dinë se çfarë do të thotë multiplikator investimesh. Lidhja direkte sipas studimit të fizibilitetit, vende të reja të punës janë 3000. Në mënyrë shtesë 5000, ato janë rreth 8000 vende pune. Përveç kësaj, për sa i përket investimeve prej një miliardë e 300 milionë euro për një periudhë prej pesë vjetësh realizim, janë diku nominalisht 2 për qind të BPV-së, para të reja për investime nga buxheti”, tha Besimi, duke iu përgjigjur pyetjes së përfaqësuesve të komunitetit të biznesit në Odën ekonomike në lidhje me projektin e korridorit që do të realizojë “Bechtel dhe Enka”.

Përjashtimet tatimore të kësaj marrëveshje, siç shtoi ai, nuk janë ekskluzive. Këto dispozita zbatohen për të gjitha projektet infrastrukturore që shkojnë në Kuvend.


“Lirimi nga taksat liron likuiditetin në ekonomi, zvogëlon ngarkesën tatimore në ekonominë tonë. Kjo për gjithë projektin nuk është vetëm për këtë por edhe për të tjerët, edhe kompanitë vendore janë të liruara nga taksat”, tha Besimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori