LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Pas zgjedhjeve Maqedonia sërish do të vlerësohet nga BE-ja

Besimi: Pas zgjedhjeve Maqedonia sërish do të vlerësohet nga BE-ja
????????????????????????????????????

Zëvendëskryeministri për euro-integrime Fatmir Besimi, sot realizoi takim pune me Sekretarin Gjeneral në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë Mikele Valensieze, transmeton Telegrafi.

Gjatë takimit u diskutua gjendja aktuale politike në vend, në të cilën Besimi theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të periudhës së ardhshëm për plotësimin e gjitha parakushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare, njoftojnë nga kabineti i Besimit.


Lidhur me detyrimet e vendit në procesin euroatlantik, Besimi theksoi realizimin e Reformave Urgjente Prioritare, të cilat janë të rëndësisë së veçantë, duke pasur parasysh se pas zgjedhjeve, vendi do të merr edhe një Raport nga Komisioni Evropian në bazë të së cilës do të përcaktohet perspektiva e mëtejme e Maqedonisë

Sa i përket krizës së migrantëve, bashkëbiseduesit iu referuan konkluzioneve të Samitit të BE-së dhe Turqisë, si dhe nevoja për progres konkret në zbatimin e marrëveshjes. Të dy theksuan rëndësinë e politikës së përbashkët dhe efektin në kuadër të gjitha vendeve të BE-së, me theks të veçantë në principet e solidaritetit në menaxhimin me krizën, në të cilën Maqedonia do të vazhdojë të jetë partner konstruktiv në këtë proces, njoftojnë nga kabineti i Besimit.

Në takim u theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori