LAJMI I FUNDIT:

Besimi-Lorer: Përmes hapave të dakorduara konkrete deri në realizimin e qëllimeve të përbashkëta – rritje dhe zhvillim

Besimi-Lorer: Përmes hapave të dakorduara konkrete deri në realizimin e qëllimeve të përbashkëta – rritje dhe zhvillim

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë synojnë të njëjtat qëllime, rritjen ekonomike dhe standardin më të mirë të jetesës. Aktivitetet e përbashkëta që i kemi përcaktuar në takimin e parë në Sofje dhe përmes hapave konkrete që sot i miratuam në takimin e parë të Grupit të punës për Ekonomi, Tregti dhe Inovacione dhe mbi të cilat do të punojnë institucionet e caktuara në periudhën e ardhshme, ku do të jepet kontribut në realizimin e tyre.

Kjo u konkludua nga ministri i Financave të RMV-së, Fatmir Besimi dhe ministri i Inovacioneve dhe Rritjes, Daniel Lorer që sot në Shkup ishin bashkëkryesues të takimit të parë të Grupit të punës për Ekonomi, Tregti dhe Inovacione.


Sot, patëm mundësi që të diskutojmë për tema të rëndësishme, që tregojnë përpjekjen tonë sa i përket avancimit të bashkëpunimit ekonomik. Inovacionet, investimet, përkrahja e ndërmarrësisë, zhvillimi teknologjik, si dhe zhvillimi i instrumenteve të reja të inovacioneve ishin temë diskutimi në takimin e sotëm, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Financave të RMV-së.

Ministri Besimi shtoi se të dyja palët do të japin maksimumin e tyre në realizimin e qëllimit të caktuar dhe ky është përforcimi i bashkëpunimit ekonomik. – Formimi dhe funksionimi i grupit të punës tashmë është realitet dhe do të përpiqemi që idetë e ofruara të shndërrohen në projekte konkrete që do të kenë ndikim mbi zhvillimin, rritjen dhe standardin e qytetarëve, theksoi ministri Besimi.

Ministri Besimi së bashku me ministrin e Republikës së Bullgarisë Lorer, theksuan se kanë rënë dakord që të krijohet mekanizëm për mbrojtjen e investitorëve nga të dyja vendet.

“Temë jashtëzakonisht e rëndësishme që e kemi përkrahur është mekanizmi për transparencën e investimeve. Përmes këtij mekanizmi, çdo investitor nga Bullgaria në RMV, si dhe çdo investitor i mundshëm nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, do të kenë mundësi që në rastin më të vogël të dyshimit për diskriminim ose trajtim të pabarabartë nga ana e pushteteve lokale dhe qendrore, të japin sinjal se do të jenë të pranishëm në nivelin më të lartë politik, deklaroi Lorer dhe theksoi se ky mekanizëm ka për qëllim sigurimin e funksionimit të pandërprerë të secilit investitor nga të dyja anët e kufirit.

Në këtë takim, sipas njoftimit të ministrisë, u miratua konkluzioni edhe për bashkëpunim konkret ndërmjet Fondit të Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik nga vendi ynë dhe Fondit të Fondeve nga Republika e Bullgarisë.

Në takimin e sotëm u formuan disa grupe të punës, që në periudhën e ardhshme do të punojnë mbi aktivitete konkrete.

Siç u theksua nga ana e ministrit Besimi dhe ministrit Lorer, procesi është participues dhe inkluziv dhe se sot në kuadër të mbajtjes së takimit të parë, delegacionet do të takohen edhe me odat ekonomike nga të dyja vendet, të cilat kanë rol të rëndësishëm dhe do të paraqesin vlerë të shtuar sa i përket aktiviteteve që ndërmerren.

Grupi i punës për Ekonomi, Tregti dhe Inovacione u formua javën e kaluar gjatë mbajtjes së takimit të përbashkët të qeverive të RMV-së dhe Republikës së Bullgarisë, ku ishin caktuar prioritetet dhe dinamika e punës, sipas së cilave do të takohen një herë në muaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori