Besimi: Anëtarësimi në BE, do të thotë hyrje në një treg prej mbi gjysmë miliardë konsumatorësh

Rritja më e shpejtë ekonomike, standardi më i mirë i jetesës, produktiviteti më i lartë i punës, klima më e mirë e biznesit dhe zhvillimi strukturor i sektorit privat, progresi në demokracinë institucionale dhe qeverisja e mirë, janë disa nga përfitimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu thotë ministri i Financave, Fatmir Besimi, sipas të cilit, duhet punuar në vazhdimësi për krijimin e modelit të suksesshëm ekonomik, bazuar në investime, inovacione, kapital njerëzor, infrastrukturë dhe teknologji të reja, i cili do të krijojë vende të reja pune, rritje më të shpejtë, më inkluzive dhe të qëndrueshme, tranzicion të gjelbër dhe cilësi më të mirë të jetesës për qytetarët, gjegjësisht model ekonomik, që do ta sjellë Evropën në shtëpi.
“Para së gjithash, anëtarësimi në BE, do të thotë hyrje në një treg prej mbi gjysmë miliardë konsumatorësh. Fuqia ekonomike e BE-së reflektohet edhe në tregtinë dhe investimet e huaja direkte, me 16% të tregtisë së përgjithshme globale. Integrimi i Maqedonisë në BE nënkupton hyrje në një treg 25 herë më të madh, me standard të jetesës përafërsisht pesë herë më të madh krahasuar në mënyrë nominale sipas PBB-së për banor (me ç’rast PBB-ja reale për banorë të ekonomisë sonë është rreth 40% nga PBB-ja e BE-së sipas Eurostat), si dhe me shkallë dukshëm më të ulët të papunësisë”, theksoi Besimi.
Ai shtoi se sipas studimeve, të cilat i referohen përfitimeve të tregut të vetëm të BE-së, vlerësimet janë se produkti i brendshëm bruto i BE-së do të ishte 9% më i ulët nëse nuk do të kishte integrim të plotë të tregut, që do të thotë mesatarisht rreth 840 euro më pak të hyra vjetore për banor.
“Sa i përket këtij këndvështrimi, çdo vend anëtar është më mirë në BE se jashtë saj, gjë që tregon se BE-ja krijon vlera të reja, respektivisht vlerë të shtuar me eksternalitete pozitive”, shprehet ministri i Financave, ndërsa thekson rëndësinë e procesit integrues për financat publike në drejtim të reformave për përmirësimin e sistemit të financave publike, si dhe qasjen në një sërë fondesh evropiane.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti për situatën në veri: S'kam marrë ultimatum - gjërat nuk zgjidhen me trysni

'Trupin e treta në acid', gjenden pas 9 vitesh eshtrat e shqiptares së zhdukur

Emisari britanik Peach bisedon me Vuçiqin për situatën në veri të Kosovës

Me çfarë masash mund të përballet Kosova nga SHBA-ja dhe BE-ja?

Mustafa: Në vitin 2020 prishëm koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin me ShBA-të, vepruam mirë por e paguam shtrenjtë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden