LAJMI I FUNDIT:

Besa Luzha i bashkohet listës zgjedhore të AAK-së

Besa Luzha i bashkohet listës zgjedhore të AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot partisë të cilën e drejton ai, i është bashkuar aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha.

Sipas Haradinajt, skenës politike kosovare i duhet një personalitet si Luzha, të cilin ai e ka cilësuar si vlerë për secilën listë zgjedhore.


“Kjo ishte edhe kërkesë e natyrshme e votuesve tanë për të pasë në radhët tona sa më shumë kuadro profesionale të fushave të ndryshme dhe gra që kanë dijen, përvojën dhe vendosmërinë për t’u angazhuar politikisht me qëllim të adresimit të sfidave të shumta për vendin tonë. Mirënjohës që personalitete kredibile dhe me integritet nga shoqëria civile, po i bashkohen vizionit tonë për 100% shtet”.

“Besa është zë i fuqishëm avokues për fuqizimin e gruas në shoqëri dhe për avancimin e të drejtave të saj. Ardhja e saj në listën tonë të koalicionit, në cilësinë e profesionistes së shquar dhe aktivistes së zëshme të shoqërisë civile, me një përvojë rreth 20 vjet të angazhimit të saj profesional, me integritet dhe dinjitet e përgjegjësi, është vlerë e madhe për ne” , ka shtuar Haradinaj.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Haradinajt:

Skenës tonë politike i duhet një personalitet i kompletuar si Besa Luzha, e cila do të ishte vlerë për secilën listë zgjedhore. Besa Luzha, nga Prishtina është nënë e tre fëmijëve, pianiste, pedagoge shumëvjeçare e Universitetit të Prishtinës dhe e para që ka fituar thirrjen akademike Doktor i Edukimit ndërkombëtar në Universitetin e Londrës, i ranguar si i pari ne botë për hulumtimet shkencore në fushën e arsimit.

Si studiuese shkencore, në fushën e edukimit muzikor, ka dhënë kontribut të madh në përparimin e statusit dhe të përmbajtjes së edukimit muzikor në Kosovë. Me organizimet e ngjarjeve kulturore të nivelit të lartë artistik e me karakter ndërkombëtar dhe promovues për vendin, Besa shquhet si prijëse e jetës kulturore muzikore në Kosovë.

Në 20 vitet e fundit Besa poashtu është dalluar paralelisht si aktiviste e zëshme në shoqërinë civile, në media dhe si koordinatore e programit dhe aktiviteteve politike e shoqërore në Fondacionin e respektuar Gjerman Friedrich Ebert, me mision promovimin e Demokracisë sociale, lirisë, barazisë dhe pjesëmarrjes aktive qytetare në politikëbërje.

Besa është zë i fuqishëm avokues për fuqizimin e gruas në shoqëri dhe për avancimin e të drejtave të saj. Ardhja e saj në listën tonë të koalicionit, në cilësinë e profesionistes së shquar dhe aktivistes së zëshme të shoqërisë civile, me një përvojë rreth 20 vjet të angazhimit të saj profesional, me integritet dhe dinjitet e përgjegjësi, është vlerë e madhe për ne.

Kjo ishte edhe kërkesë e natyrshme e votuesve tanë për të pasë në radhët tona sa më shumë kuadro profesionale të fushave të ndryshme dhe gra që kanë dijen, përvojën dhe vendosmërinë për t’u angazhuar politikisht me qëllim të adresimit të sfidave të shumta për vendin tonë. Mirënjohës që personalitete kredibile dhe me integritet nga shoqëria civile, po i bashkohen vizionit tonë për 100% shtet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori