LAJMI I FUNDIT:

BERZH mbështet investimin e parë në infrastrukturën e mbetjeve të ngurta që mbulon një pjesë të madhe të territorit të Maqedonisë së Veriut

BERZH mbështet investimin e parë në infrastrukturën e mbetjeve të ngurta që mbulon një pjesë të madhe të territorit të Maqedonisë së Veriut

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) mbështet Maqedoninë e Veriut në modernizimin dhe zgjerimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta. Banka jep një kredi shtetërore prej 55 milionë euro që do të financojë ndërtimin e dy deponive të reja rajonale dhe rehabilitimin e një deponive ekzistues, stacione të reja transferimi për mbetjet e ngurta me infrastrukturë të përshtatshme grumbullimi dhe transporti dhe një qendër riciklimi. Dy deponit ilegale do të mbyllen. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ky investim parashikon ngritjen e tre sistemeve të integruara rajonale për menaxhimin e mbetjeve sipas standardeve të Bashkimit Evropian (BE), në pesë rajone (Pollog, Jugperëndim, Pellagonia, Vardar dhe Juglindor), të cilat do të sigurojnë grumbullimin dhe transportin e mbetjeve për më shumë se një milion qytetarë.


Si rezultat i projektit, praktika e depozitimit të mbetjeve të ngurta në deponit ilegale do të çrrënjoset dhe do të futet një sistem i ri i punës, i cili është i sigurt për mjedisin dhe përputhet me standardet e BE-së.

Susan Goranson, drejtoreshë e Infrastrukturës në Evropë, BERZH tha: “Ne jemi të kënaqur të mbështesim modernizimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave në Maqedoninë e Veriut, me investimin tonë të parë në këtë sektor. Modernizimi i sistemeve të menaxhimit të mbetjeve dhe rritja e normave të riciklimit janë çelësi për reduktimin e ndotjes, krijimin e mundësive në ekonominë rrethore dhe për ta sjellë vendin më pranë standardeve mjedisore të BE-së”./Telegrafi/