Prishtina tashmë është bërë pjesë e planit të veprimit të qyteteve të gjelbra. Komuna e Prishtinës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë filluar Programin për Qytetin e Gjelbër.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bëri të ditur se kanë identifikuar projektin me të cilin do të fillojnë, e që është investimi në efiçiencë në ndërtesat publike.
Ai tha se ndotja në qytet nuk mund të rregullohet brenda natës, por shkon edhe përtej mandateve. Për këtë, sipas tij, do të investojnë në ndërtesa publike, shkolla, çerdhe dhe ndërtesa administrative.
“Ne e kemi identifikuar projektin me të cilin do të fillojmë, e ai është investimi në efiçiencë në ndërtesat publike. Do të investojmë në 47 ndërtesa publike, shkolla, çerdhe dhe ndërtesa administrative, ku do ta zvogëlojmë faturën e rrymës dhe do të përmirësojmë kushtet që janë në këto ndërtesa. Shpresojmë që me kompaninë, e cila është përzgjedhur nga BERZH, gjatë vitit të ardhshëm ta bëjmë një plan shumëvjeçar, i cili identifikon prioritetet dhe pastaj ne bëjmë një plan të investimeve se ku duhet të investojmë”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se nga dy raportet e fundit për ndotjen në Prishtinë, del se dy ndotësit më të mëdhenj janë ngrohja individuale me qymyr dhe trafiku me makinat.
Neil Taylor, shef i Zyrës së BERZH në Kosovë, tha se është i lumtur që edhe Prishtina po i bashkohet qyteteve të gjelbra. Ai tha se janë të fokusuar që të ndihmojnë Kosovën, teksa shtoi se këtë vit synojnë që ta përmbyllin me 100 milionë euro, ku dy të tretat janë për ekonominë e gjelbër.
“Ky është hapi i duhur i radhës. Një proces 1-vjeçar që do të identifikojë projektet për investime, që ta bëjë Prishtinën një qytet të gjelbër. Prej se kemi filluar këtë projekt para dy vjetësh, kemi investuar 350 milionë në 32 qytete. Dhe, kemi reduktuar rreth 30 tonë emetim të gazrave për vit, që është ekuivalent me heqjen e 80 mijë veturave nga përdorimi dhe këtë vit shpresojmë që ta përmbyllim me 100 milionë euro, 2/3 që janë për ekonominë e gjelbër”, tha ai.
Ndryshe, mbi 30 qytete nëpër botë janë bërë pjesë e qyteteve të gjelbra. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre