Linjë krediti prej 5 milionë eurosh për Raiffeisen Bank për kreditim të pronarëve të shtëpive dhe banesave.
- Linjë krediti prej 5 milionë eurosh për investime për efiçiencë të energjisë së shtëpive dhe banesave
- Huamarrësit do të marrin deri në 20 për qind kthim të parave të investuara me sukses
- GEFF bashkëfinancohet nga BE-ja, Austria dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor
Më shumë pronarë të shtëpive dhe banesave në Kosovë do të jenë në gjendje të investojnë për përmirësimin e efiçiencës së energjisë së shtëpive dhe banesave të tyre falë linjës së re të kreditit prej 5 milionë eurosh që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka siguruar për Raiffeisen Bank Kosova.
Raiffeisen Bank do t’u japë kredi pronarëve privatë të shtëpive dhe banesave për investime për masa të efiçiencës së energjisë, si izolimi, dritaret, pompat e nxehtësisë dhe panelet diellore. Pas realizimit me sukses të projekteve, huamarrësit do to kenë të drejtë për deri në 20 për qind kthim të parave.
Financimi është pjesë e programit prej 135 milionë eurosh për Instrumentin e Financimit të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) për Ballkanin Perëndimor, i cili mbështet zgjidhjet me efiçiencë të energjisë për ndërtimin e një ekonomie më të gjelbër dhe të qëndrueshme. Programi bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian, Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ministria Federale Austriake e Financave.
Deri më sot, më shumë se 1,000 amvisëri në Kosovë i kanë realizuar përmirësimet e efiçiencës së energjisë në shtëpitë dhe banesat e tyre duke përdorur kreditë nga GEFF.
Neil Taylor, Shefi i BERZH-it në Kosovë, tha: “Kosova thjesht nuk duhet ta humbasë mundësinë për rimëkëmbje të gjelbër pas krizës. Jam krenar që tashmë jemi në partneritet me Raiffeisen që t’u ndihmojmë njerëzve t’i përmirësojnë shtëpitë dhe banesat e tyre dhe të kursejnë në fatura. Me mbështetjen e donatorëve tanë evropianë, synimi ynë është të nxisim një valë të rinovimeve në mbarë vendin dhe të trajtojmë problemin e shkaktuar nga cilësia e ulët e ajrit dhe ndotja.”
Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë shtoi: “Banka Raiffeisen në Kosovë është shumë e kënaqur me bashkëpunimin me EBRD për të lëshuar 5 milionë euro kredi me qëllim të përmirësimit të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e klientëve tanë. Kjo iniciativë është po ashtu pjesë e përkushtimit të bankës ndaj të ardhmes së qëndrueshme, duke qenë se Raiffeisen Bank International është bërë banka e parë austriake e cila ka nënshkruar parimet e UN për bankim të përgjegjshëm në fillim të këtij viti”.
GEFF zbatohet nën ombrellën e Programit Rajonal për Efiçiencë të Energjisë për Ballkanin Perëndimor, financohet nga BE-ja dhe realizohet në partneritet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë.
Deri më sot, mbi 8,000 amvisëri në Ballkanin Perëndimor e kanë përmirësuar efiçiencën e tyre të energjisë përmes programit GEFF, me investime në projekte që kanë kontribuar për uljen e gati 12,000 tonelatave të emetimeve të CO2, e barasvlershme kjo me heqjen e 7,270 automjeteve nga rrugët.
Që nga fillimi i operacioneve të veta në Kosovë në vitin 2012, BERZH-i ka investuar 528 milionë euro përmes 77 projekteve të realizuara në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak