LAJMI I FUNDIT:

Bërtiti “Allahu Akbar” dhe kërcënoi se do ta hedhë vetën në erë, policia e Parisit qëlloi në tren gruan me mbulesë

Bërtiti “Allahu Akbar” dhe kërcënoi se do ta hedhë vetën në erë, policia e Parisit qëlloi në tren gruan me mbulesë

Policia e Parisit ka hapur zjarr sot mbi një grua e cila pretendohet se kishte kërcënuar në tren, që është incidenti më i ri i sigurisë në këtë vend që rriti nivelin e sigurisë për shkak të kërcënimeve terroriste, pasi që këtë muaj një ekstremist islamist vrau një profesor të gjimnazit.

Siç raporton Figaro duke u thirrur në burime brenda policisë, gruaja kishte mbulesë në kokë dhe vazhdimisht bërtiste duke arsyetuar terrorizmin, transmeton Telegrafi.


Patrulla e policisë ka reaguar pasi që njëri nga pasagjerët në tren thirri shërbimin për situata të jashtëzakonshme, dhe e raportoi gruan që barte maskë në fytyrë dhe vazhdimisht kërcënonte.

Sipas mediave franceze, ajo kishte bërtitur “Allahu Akbar” dhe kishte kërcënuar se do ta hedhë veten në erë.

“Bazuar në informacionet e policisë, ajo kishte kërcënuar dhe ka folur për terrorizëm”, ka thënë një burim i afërt me policinë.

Policët e armatosur arritën në stacion pas orës 8:30, kurse gruaja “kërcënonte se do ta hedhë veten në erë”.

“Nga frika se mund ta pësojnë, policia kishte hapur zjarr mbi të rreth orës 9:20, ku si pasojë është plagosur në bark dhe menjëherë ishte nxjerrë jashtë”, thanë burimet.

Nga policia kanë shtuar se kishin hapur zjarr, pasi gruaja nuk ishte përgjigjur fare urdhrave dhe paralajmërimeve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori