LAJMI I FUNDIT:

Bernard Challandes fton Muharrem Jasharin e Dritës për ndeshjen ndaj Spanjës

Bernard Challandes fton Muharrem Jasharin e Dritës për ndeshjen ndaj Spanjës

Mesfushori i Dritës, Muharrem Jashari është ftuar nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjen e fundit të muajit shtator ndaj Spanjës.

Deri te kjo ftesë ka ardhur pasi Besar Halimi dhe Lirim Kastrati kanë marrë kartonë të verdhë dhe do të mungojnë në këtë sfidë.


Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës në faqen e tyre zyrtare.

“Duke pasur parasysh se Lirim Kastrati dhe Besar Halimi nuk do të kenë të drejtë paraqitjeje në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Spanjës për shkak të pezullimit me kartonë, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes ka vendosur që për këtë ndeshje ta ketë në grumbullim mesfushorin e Dritës, Muharrem Jashari”.

“Dardanët, sot, do të kenë vetëm rigjenerim në hotel, pasi lojtarët që nuk u aktivizuan në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Greqisë dhe ata që hyrën si zëvendësueses kanë bërë stërvitje mbrëmë pas ndeshjes”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Jashari ka treguar formë jashtëzakonisht të mirë me Dritën në ndeshjet e Ligës së Konferencës, por edhe në dy ndeshjet e para të kampionatit kosovar. /Telegrafi/