LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi po reagon mirë në terapinë anti COVID-19

Berlusconi po reagon mirë në terapinë anti COVID-19

Ish-kryeministri Italian dhe udhëheqësi i partisë së qendrës së djathtë të opozitës, Forza Italia, Silvio Berlusconi, po i përgjigjet mirë terapisë anti COVID-19.

Berlusconi u shtrua në një spital me pneumoni të dyfishtë të shkaktuar nga coronavirusi, njoftoi ANSA.


Mjeku personal i 83-vjeçarit dhe shefi i kujdesit intensiv në Spitalin San Rafaele të Milanos, Alberto Zangrillo, deklaroi se politikani po u përgjigjet shkëlqyeshëm terapive, transmeton Telegrafi.

Berlusconi, i cili nuk është në kujdes intensiv, e përshkroi COVID-19 si ferr kur foli përmes një video konference me anëtarët e partisë nga shtrati i tij në spital.

Berlusconi nga spitali: Unë jam ndër pesë pacientët më së rëndi të infektuar me COVID-19
Lexo po ashtu Berlusconi nga spitali: Unë jam ndër pesë pacientët më së rëndi të infektuar me COVID-19

Unë jam duke luftuar për të kapërcyer këtë sëmundje të ashpër, tha ai, i cili do të mbush muajin e ardhshëm 84 vjet.

Ndryshe, Bedrlusconi ka qenë edhe pronar i një ndër klubeve më të mëdha futbollistike në botë, Milanit. /Telegrafi/