Berkan Beka rikthehet me këngë prekëse dedikuar babait të ndjerë

Berkan Beka është rikthyer me projekt të ri muzikor.
Artisti, i cili shquhet për një sërë hitesh, kësaj radhe ka sjell një këngë dedikuar babait të tij të ndjerë.
“Baba” mban titullin projekti, të cilin e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Berkani ka prekur me dedikimin kundrejt të atit, ndërsa edhe në klip shfaqet i përlotur.
Tekstin e ka shkruar Bujar Idrizi, kurse për producimin dhe muzikën është kujdesur vet këngëtari.

Kënga tashmë gjendet e kompletuar në YouTube në kanalin e Arkiva Shqip.
Berkani prej vitesh ka bërë një tërheqje nga muzika, duke u fokusuar më shumë në jetën e tij personale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/03/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































