LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Me Vuçiqin, rajoni nuk do të gjejë paqe

Berisha: Me Vuçiqin, rajoni nuk do të gjejë paqe

Sulmi i djeshëm terrorist në veri të Kosovës ishte fillimi i kryengritjes së armatosur, të organizuar nga Beogradi për hapjen e një konflikti të ri në rajon.

Kështu u shpreh Sali Berisha në një deklaratë për mediat, një ditë pasi dënoi sulmin e armatosur serb, ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku. Sipas Berishës, dje rajoni ynë përjetoi ngjarjen më të rëndë në fushën e sigurisë, që nga përfundimi i luftës për çlirimin e Kosovës.


Ai akuzoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, për sulmin e armatosur në veri, dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta dorëzojnë atë në Hagë me akuzën e gjenocidit dhe krimeve shfarosëse kundër njerëzimit.

Tërmeti me qindra të vdekur në Turqi dhe Siri – krejt çfarë dimë deri tani
Lexo po ashtu Tërmeti me qindra të vdekur në Turqi dhe Siri – krejt çfarë dimë deri tani

“Aleksandër Vuçi1 është një Miloshevi1 i ri, i gatshëm të ndërmarrë çdo aventurë në emër të serbomadhisë e rusomadhisë në rajon. PD-ja i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dorëzojë sa më parë Vuçiqi në Gjykatën e Hagës për pjesëmarrje në gjenocid dhe krime shfarosëse kundër njerëzimit nga Beogradi ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë. Do të ishte përmbushje e detyrimit ligjor e moral ndaj viktimave dhe kusht për paqen në rajon. Me Vuçiq në Beograd rajoni nuk do të gjejë paqe po vetëm konfliktet”, u shpreh Berisha, teksa shtoi se presidenti serb faktoi pas 19 orësh, se ishte një kryengritje e serbëve të Kosovës kundër Albin Kurtit.

Akuza ngriti edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, që sipas Berishës nuk shprehu ngushëllime për policin e rënë në detyrë, por përsëriti kërkesën e Beogradit për konferencë ndërkombëtare.

Rasti në veri - dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiqin
Lexo po ashtu Rasti në veri - dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiqin

“Por si me komandë nga Beogradi reagoi ndaj sulmit të grupit terrorist të përbërë nga oficerë të ushtrisë serbe argati i Vuçiç në Tiranë, Edi Rama. Në reagimin e tij, Rama nuk shprehu ngushëllime për policin e rënë në krye të detyrës sikur po ndodhte përleshje banditësh. Përsëriti kërkesën e Beogradit, por konferencë ndërkombëtare për të zhbërë arritjet 20-vjeçare të Kosovës”.

Berisha tha gjithashtu se “PD-ja mbështet pa rezervë të drejtën e autoriteteve të Kosovës që në bashkëpunim me ndërkombëtarët të finalizojnë në dialog marrëveshjen me Serbinë. PD-ja dënon me forcën më të madhe kryengritjen serbe në Kosovë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori