LAJMI I FUNDIT:

Berisha tregon atmosferën në Përfaqësuese, beson në fitore

Berisha tregon atmosferën në Përfaqësuese, beson në fitore

Njëri nga lojtarët më të mirë të Përfaqësueses së Kosovës, padyshim që është Bernard Berisha.

Djaloshi nga Peja ka shkëlqyer në ndeshjet e Kosovës, ndërsa ka folur edhe për atmosferën në skuadër.


Anëtari i skuadrës ruse Anzhi Makhachkala ka thënë se janë duke punuar me një përkushtim të madh në stërvitje.

Mësojeni orën dhe datën deri kur FIFA do të vendos për lojtarët që mund të luajnë me Finlandën
Lexo po ashtu Mësojeni orën dhe datën deri kur FIFA do të vendos për lojtarët që mund të luajnë me Finlandën

“Do të jetë një ndeshje e vështirë por unë kam besim se do të kemi një fillim të mirë. Jemi duke punuar me zell e përkushtim dhe nuk mendojmë ndryshe veç se për fitore”.

“Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë që premton shumë. Kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe presim që të gëzohemi të gjithë. T’i gëzojmë adhuruesit dhe popullin e Kosovës”, deklaroi Berisha. /Telegrafi/