LAJMI I FUNDIT:

Berisha tha se u arrestua për shkak të kritikave ndaj Haxhiut, reagojnë nga MD: Për shpifjet dhe akuzat do të ketë një proces tjetër gjyqësor

Berisha tha se u arrestua për shkak të kritikave ndaj Haxhiut, reagojnë nga MD: Për shpifjet dhe akuzat do të ketë një proces tjetër gjyqësor

Avokati Besnik Berisha është deklaruar të mërkurën lidhur me arrestimin e tij që u bë ditë më parë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Në konferencën për media, Berisha ka thënë se arrestimi i tij ishte skandaloz dhe arbitrar dhe sipas tij, është bërë për inate personale dhe për shkak të kritikave që i ka bërë publikisht ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.


E pas këtyre deklaratave kanë reaguar nga Ministria e Drejtësisë. Genc Nimoni, shef i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, ka thënë se dy ditët e fundit ka të pavërteta dhe akuza të rënda ndaj MD-së dhe ministres Haxhiu.

Ai tha se edhe më keq, kur kjo bëhet nga të dyshuar të Prokurorisë për vepra penale.

“Kur shpifjet dhe akuzat mbesin argument kryesor. Dhe ende më keq, kur kjo bëhet nga të dyshuar të Prokurorisë për vepra penale.

Dy ditët e fundit, jemi dëshmitarë të shumë të pavërtetave dhe akuzave të rënda në drejtim të Ministrisë dhe Ministres Haxhiu. Kjo bëhet në studio televizive dhe hapësirë publike, duke mos kursyer fjalët më shpifëse dhe ofenduese, e të cilat bien në kundërshtim edhe me etiken dhe sjelljen profesionale të cilën do të duhej ta kishte një avokat. Për çdo keqardhje niveli dhe gjuha e tillë.

Madje shqetësuese ishin edhe deklarimet të cilat shkonin deri në nivel kërcënimi për zyrtarë shtetëror”, shkruan Nimoni.

Dosja e shtatë të arrestuarve, avokati Berisha dyshohet se mori 11 mijë euro nga klienti që s’mund ta mbronte ligjërisht
Lexo po ashtu Dosja e shtatë të arrestuarve, avokati Berisha dyshohet se mori 11 mijë euro nga klienti që s’mund ta mbronte ligjërisht

Ai tutje thotë se edhe pse po tentohet t’i jepet konotacion politik, rasti nuk është i tillë – politik, ndonëse personi në fjalë ka pasur angazhim e të kaluar politike dhe mbase avokon për subjekt të caktuar politik.

“Ministria e Drejtësisë qëndron larg dhe e papërlyer në këtë rast që do të duhej zhvilluar normalisht dhe profesionalisht në Gjykatë.

Nuk është aspak në rregull që veprimet dyshuese inkriminuese, të cilat duhet zbardhur në një proces fer dhe të drejt gjykimi, të arsyetohen me gjuhen dhe konotacionin politik, supozues dhe ofendues.

Beteja është ligjore me organet e drejtësisë, jo politike me Ministren për raste të tilla”, shkruan shefi i kabinetit të ministres.

Nimoni thekson se as që bëhet fjalë se liria e shprehjes, për këdo, është e garantuar, për çka, fort është punuar.

“…Mirëpo kur kjo kalon në nivel ofendimi e shpifje, e besa edhe kërcënimi ndaj zyrtarëve shtetëror, atëherë kjo mbetet punë për organet përgjegjëse, njëjtë siç do të duhej të ishte zbardhja e dyshimeve të përmendura për këtë rast.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në mandatin e saj, pa u përfshirë në procese të tilla të cilat i takojnë organeve të tjera. Ndërsa për shpifjet dhe akuzat e rënda, do të ketë një proces tjetër gjyqësor”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori