LAJMI I FUNDIT:

Besnik Berisha thotë se arrestimi i tij u bë për shkak të kritikave ndaj ministres Haxhiu, akuzon rëndë prokurorin Maloku

Besnik Berisha thotë se arrestimi i tij u bë për shkak të kritikave ndaj ministres Haxhiu, akuzon rëndë prokurorin Maloku

Avokati Besnik Berisha është deklaruar të mërkurën lidhur me arrestimin e tij që u bë ditë më parë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Në konferencën për media, Berisha ka thënë se arrestimi i tij ishte skandaloz dhe arbitrar dhe sipas tij, është bërë për inate personale dhe për shkak të kritikave që i ka bërë publikisht ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.


Albulena Haxhiu angazhon avokat, do ta padis Besnik Berishën për "shpifje dhe fyerje"
Lexo po ashtu Albulena Haxhiu angazhon avokat, do ta padis Besnik Berishën për "shpifje dhe fyerje"

“Një prej arrestimeve më skandaloze, veprimeve më arbitare që i ka ndodh një avokati të Republikës së Kosovës. Jam këtu për të ju thënë se Besnik Berisha nuk ka kryer asnjë krim, por është sanksionuar për shkak të deklaratave të dhëna në një emision televiziv”, është shprehur ai para gazetarëve.

Avokati tutje ka hedhur akuza të rënda ndaj prokurorit të rastit, Rasim Maloku, duke thënë se i njëjti ka marrë vendim për arrestimin e tij pa pasur asnjë provë.

“Prokurori i çështjes nuk ka pasur të drejtë të urdhërojë arrestimin tim sepse avokati privohet nga liria për veprat që lidhen me funksionin e tij vetëm me vendim të gjykatës e kjo nuk ka ndodhur. Unë jam privuar nga liria me vendim të një prokurori, i cili ka pësuar disfatë në secilin rast që ka pasur me mua. Ky prokuror arreston njerëz për t’i hetuar e jo si rezultat i një hetimi. Veprimi tjetër i kundërligjshëm që ka bërë ky prokuror është se ka manipuluar me prova. Ditën kur jam paraqitur në intervistë në polici kam kërkuar që të ballafaqohem me provat e ai është arsyetuar duke thënë se provat i ka në Ferizaj. Po qe se ekziston vetëm një provë unë do të shkoj në burg. Provat që i ka siguruar ai nuk thonë se unë kam kryer krim, ndërsa veprimet që i ka kryer ai provojnë se ai ka kryer krim”.

Berisha i ka bërë thirrje Kryeprokurorit të Shtetit që ose ta arrestojë atë ose Malokun pasi ka thënë se “të dy në liri nuk bën”.

“Prokuroria ose duhet të më arrestojë mua prapë për lajmërim të rrejshëm sepse unë po bëj lajmërim që Rasim Maloku ka kryer krim, ose ta arrestojë Rasim Malokun për abuzim të detyrës. Kjo është ftesë publike për Kryeprokurorin e Shtetit se të dy në liri nuk bën”, ka deklaruar ai.

E avokati Nasuf Hasani, përmes një postimi në Facebook, të martën ka njoftuar se është angazhuar nga Albulena Haxhiu, për të paditur Besnik Berishën për shkak të deklaratave të tij.

“Ju njoftoj se jam autorizuar nga Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu që ta përfaqësojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës sa i përket paraqitjes së padisë për kompensim dëmi kundër Besnik Berisha, e cila bazë kontesti ka shpifjen dhe fyerjen”, ka shkruar Hasani.

Avokati i Haxhiut më tutje ka ftuar Berishën  t’i prezantojë provat që dëshmojnë se Ministrja Haxhiu e paska urdhëruar Prokurorin Rasim Maloku që ta arrestojë të njëjtin.

“Nga sa u njoftuam përmes mediave, z. Berisha paska thirrur nesër një Konferencë, ku e shfrytëzoj rastin ta ftoj të njëjtin që t’i prezantojë provat që dëshmojnë deklaratën e tij të mbrëmshme se Ministrja Haxhiu e paska urdhëruar Prokurorin Rasim Maloku që ta arrestojë të njëjtin”.

“Në të kundërtën, nëse i njëjti nuk e tërheq atë deklaratë nesër dhe nëse nuk kërkon falje, le të përgatitet për betejë ligjore”, ka deklaruar tutje Hasani.

E lidhur me paralajmërimin për padi dhe akuzat e Berishës për prokurorin Rasim Maloku, Telegrafi ka provuar që ta kontaktojë këtë të fundit dhe avokatin Hasani, por asnjëri nga ta nuk është përgjigjur në telefonata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori