LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Serbët në Koshare na neglizhuan në të gjitha aspektet, u doli ndryshe (Video)

Berisha: Serbët në Koshare na neglizhuan në të gjitha aspektet, u doli ndryshe (Video)

Ish-komandanti i njohur i UÇK-së, Hisen Berisha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka treguar detaje interesante nga Beteja e Koshares.

Berisha ka thënë se Serbia i ka nënvleftësuar personalin ushtarak dhe armët që kanë pasur UÇK-ja para se të filloj beteja e Koshares.


Ai thotë se kjo është bërë për shkak se më herët serbët kanë konfiskuar armë të ndryshme dhe nga analizat që u kanë bërë atyre ata kanë ardhur në përfundim se ato nuk paraqesin rrezik për ta.

“Shembull, kanë marrë emrin tim dhe kanë thënë “Hisen Berisha oficer këmbësorie. Çka din ky për organizimin e luftës së madhe frontale”. Kështu kanë vepruar pothuajse më të gjithë”.

Berisha thotë se serbët kanë menduar se oficerët që janë larguar nga ushtria jugosllave vetëm kanë rritur.

“Ata kanë harruar që ne gjatë kësaj kohe edhe kemi studiuar. Agim Ramadani ka ardhur edhe me doracakun “Guerila” për përgatitjen e ushtarëve. Ata kanë nënvleftësuar edhe mundësinë tonë që të përgatisim luftëtarët. I kanë nënçmuar ndoshta edhe oficerët e Shqipërisë”.

“Kur ne kemi realizuar sulmin, kemi ditur çdo detaj të armikut. Ata nuk kanë qëndruar në kazermë, prandaj kemi marrë atë në ditën e dytë. Së pari janë eliminuar objektivat mbështetës të kazermës. Ditën e dytë kazermën e kemi marrë me një “urra” të madhe”.

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare thotë se Serbia ka nënçmuar edhe armët që ka pasur forcat shqiptare.

“Kemi pasur edhe mortaja 160 mm. Kjo mortajë ka gjuajtur 48 kg tritol. Në një moment kur kemi gjuajtur në shkollën e Mulliqit, ku kanë qenë makineria serbe. Ne kemi kapur një komunikim të serbëve dhe ai pyeste “çka ishte kjo?” “NATO” ia kthen ky tjetri. Ai e shanë në stilin e serbëve thotë “ku po sheh NATO, nuk kishte avionë”. Ajo mortajë e bën gropën sa studio televizive”, rrëfen më tej Hisen Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori