LAJMI I FUNDIT:

Berisha reagon ndaj terminologjisë së përdorur nga Prokuroria Speciale: Mungesë profesionalizmi në administratën e tyre

Berisha reagon ndaj terminologjisë së përdorur nga Prokuroria Speciale: Mungesë profesionalizmi në administratën e tyre

Ish-zëvendësministri, Anton Berisha ka thënë se administrata e Prokurorisë së Specializuar ka mungesë profesionalizmi, pasi në aktakuzën e lëshuar kundër ish-presidentit Hashim Thaçit, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimit dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, është përdorur termi ‘katolikët’. 

Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Serbia e qarqet lindore e dëshirojnë këtë stigmatizim.


“Një mungesë profesionalizmi në administratën e Prokurorisë së Specializuar ku përdoret termi ‘katolikët’ nuk ka pse të na kompleksojë e as të na vë në pozita inferioriteti për qenien tonë.  Ne e dimë, se Serbia e qarqet lindore e dëshirojnë këtë stigmatizim për kontekstet e tyre në thelb antishqiptare por që nuk ia kanë arritur në të kaluarën, e nuk do të arrijnë as sot e as nesër”, tha ai duke shtuar se tendencat nënçmuese e përçarëse nuk mund të shkundin kombin shqiptar.

Sipas tij, lufta e fundit në Kosovë ishte vazhdimësi e natyrshme që shqiptarët të gëzojnë lirinë e tyre.

Lexoni më poshtë të postimin e tij të plotë:

Ditë më parë, një ambasador i akredituar në Kosovë, në bisedë e sipër, u shpreh: “Anton, ju jeni pjesa e antikitetit shqiptar.”

Duke qenë rrënjë dhe gjak i kombit shqiptar ndër shekuj, së bashku me bashkëkombësit kemi ndarë të mirat e të këqijat në këto troje si rezultat i jetës tonë dhe ndikimit të okupuesve shekullor.

Edhe lufta e fundit, ishte vazhdimësi e natyrshme që shqiptarët të gëzojnë lirinë dhe të jenë siç thoshte Fishta : Zot në vend të vet, në një kauzë qytetërimi dhe ndërtimi të një shteti sipas modelit evropian.

Një mungesë profesionalizmi në administratën e Prokurorisë së Specializuar ku përdoret termi ‘katolikët’ nuk ka pse të na kompleksoj e as të na vë në pozita inferioriteti dëshmie për qenien tonë.

Ne e dimë, se Serbia e qarqet lindore e dëshirojnë këtë stigmatizim për kontekstet e tyre ne thelb antishqiptare por që nuk ia kanë arritur në të kaluarën, e nuk do të arrijnë as sot e as nesër.

Tendencat nënçmuese e përçarëse nuk mund të shkundin kombin antik shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori