Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar sot pas deklaratës së Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum se do të iniciojë largimin e Partisë Demokratike nga grupi i Partive Popullore Evropiane (PPE) nëse kjo parti i kthehet të kaluarës.
Në një komunikim me gazetarët, Berisha i bëri thirrje deputetit gjerman që të gjejë në arkivat e vendit të tij dokumente që të faktojnë akuzat e ngritura ndaj tij në vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta futur në listën e zezë.
“Keqardhje që një deputet i CDU mendon se mund të ndërhyjë në një proces të lirë te një parti simotër, aq më tepër kur ai e bën këtë, bazuar në një vendim të faktuar tashmë unversalisht se është marrë nga lobimi korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës”, tha Berisha.
“Duke thënë këtë, nuk e quaj zgjedhje të goditur nga ana e tij, por e ftoj të ndërmarrë një hetim në të gjitha arkivat e shtetit të vendit të tij, nëse mund të gjejë një provë, dokument të vetëm, për të faktuar shpifjet dhe trillimin e mafies së Soros. Do ta vlerësoja”, shtoi Berisha.
Në një intervistë për Deutsche Welle, Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian, tha se do të angazhohej personalisht që PD-ja të pezullohej nga anëtarësimi e PD-së në grupin e PPE.
“Së pari, më vjen shumë keq për zhvillimet në PD dhe nuk jam i vetmi. Sigurisht që është çështje e vetë partisë se kë dëshiron të zgjedhë për lider. Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit”.
“Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale. Në një rast të tillë, unë do të angazhohesha që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si parti Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara”.
Deputeti gjerman thotë se PD-ja duhet të ketë parasysh raportin me ndërkombëtarët.
“Partia lipset të marrë një vendim të mençur dhe të marrë parasysh efektin në planin ndërkombëtar, nëse në të vërtetë ndjek pretendimin se jo vetëm dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit”.
Ai ka thënë se PD nuk duhet të injorojë mesazhet që ka dhënë Amerika në lidhje me Berishën.
“Ky është qëllimi legjitim i një partie në demokraci: që të vijë në pushtet e të formojë qeverinë. Unë mendoj se amerikanët kanë gjetur fjalë të qarta dhe mendoj se partia bën mirë që fjalë të tilla të mos i lërë pa i dëgjuar”, ka deklaruar tutje Krichbaum. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre