LAJMI I FUNDIT:

Berisha i reagon Paskal Milos: Pavarësia e Kosovës erdhi sepse procesi u udhëhoq nga Rugova, po të pyeteshit ju nuk do kishte ardhur kurrë

Berisha i reagon Paskal Milos: Pavarësia e Kosovës erdhi sepse procesi u udhëhoq nga Rugova, po të pyeteshit ju nuk do kishte ardhur kurrë

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka thënë se është e pafalshme për një politikan e me profesion historian si Paskal Milo që të mos e kuptoj procesin e Pavarësisë së Kosovës e aq më pak ta reduktojë atë në mentalitetin sllavokomunist.

“Paskal Milo, ndonëse ka gjithë argumentet me ngjarjet në Ukrainë, të këndellet sikurse janë duke u këndellur edhe shumë politikanë europianë për të kuptuar se çfarë është “bota ruse”, por si duket ai ka vendosur të mbetet në kornizat e mentalitetit të sllavokomunizmit”.

“Të mos e kuptosh procesin e pavarësisë së Kosovës si një lëvizje shqiptare për liri, demokraci e pavarësi, me orientim properendimor, më në krye dr. Rugovën, që krijoi përkrahjen e SHBA-së dhe shteteve kryesore europiane, e ta redukosh atë në mentalitetin sllavokomunist është e pafalshme për një politikan me profesionin e historianit”.

“E mira e kësaj është, se procesin e ka udhëhequr vetë dr.Rugova, e nuk e ka pyetur kush Paskal Milon, e as bashkëmendimtaret e tij të shumtë, se përndryshe pavarësia nuk kishte ardhur kurrë”.

Ky reagim i Berishës ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo erdhi pasi që ky i fundit dje në ambientet e Institutit Albanologjik të Kosovës tha se “Po të ishte për Ibrahim Rugovën dhe të tjerët që kishin qasjen politike për Kosovën, Pavarësia e Kosovës edhe tani kur flasim vështirë që do të ishte realizuar”.

Berisha më tej ka shtuar se procesin e ka udhëhequr vetë dr.Rugova, e nuk e ka pyetur kush Paskal Milon, e as bashkëmendimtaret e tij të shumtë, se përndryshe pavarësia nuk kishte ardhur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori