LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Raporti i Dick Martyt është i fabrikuar nga Beogradi

Berisha: Raporti i Dick Martyt është i fabrikuar nga Beogradi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se  Gjykata Speciale është ngritur në bazë të raportit të Dick Martyt.

Berisha  tha se e ka kundërshtuar raportin, sepse është i fabrikuar nga Beogradi.


“Jo, unë jam kontaktuar kur është ngritur Gjykata. Sepse edhe Kosova edhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje me zyrtarët e gjykatës. Kjo marrëveshje është votuar edhe në Parlamentin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Kam kundërshtuar publikisht raportin e Dick Martyt. Gjykata është ngritur mbi bazën e raportin e Dick Martyt. Dick Marty, e fitoi betejën. Ata që qëndruan prapa e fituan betejën”, tha Berisha, për Klan Kosova.

“Unë e kundërshtova raportin e tij, edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, më fjalën time në Asamble e ke aty, e kundërshtova në Parlamentin Evropian e kundërshtova në Këshillin e Evropës. E kundërshtova kudo, si raport i fabrikuar nga Beogradi”.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri theksoi ky raport ishte një kurth i ngritur nga Serbia.

Sipas tij, po të kishte ndodhur transplantimi i organeve ashtu siç pretendohet në raportin e senatorit zviceran, do ta ngriste 100 herë në Gjykatën e Hagës.

“Kjo nuk është se zgjidhi problemin. Ai dokument u shtrua në një dokument zyrtar dhe si dokument i tillë u kërkua ngritja e Gjykatës”

“I’u kërkua Kosovës. Neve nuk na u kërkua autorizimi për të ngritur gjykatën, na u kërkua autorizime për të bërë hetime në territorin e Shqipërisë aty ku raporti tregonte se janë kryer krime”, tha Berisha.

“Dhe unë thashë ku të doni. Ata prunë dy-tre vende. Unë ju thashë jo dy-tre vende, por në të gjithë territorin nga veriu në jug, kontrolloni sepse kisha bindjet e mia se ajo “çështja e organeve” ishte një stisje shumë e ligë, sepse ai përbën krimin më të keq me konventat ndërkombëtare”.

“Dhe kisha bindjen absolute se nuk ka ndodhur transplantimi i organeve. Unë ende vazhdoi ta kem atë bindje. Ky ka qenë një kurth. Kam përdorur edhe argument se nuk e ka ngritur kurrë Millosheviqi në Hagë, dhe po ta dinte Millosheviqi do ta grinte 100 herë”, tha Berisha.