LAJMI I FUNDIT:

Protesta e opozitës nuk është anuluar, vetëm është shtyrë

Protesta e opozitës nuk është anuluar, vetëm është shtyrë

Deputeti i partisë Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se protesta e opozitës nuk është anuluar, por sipas tij, protesta është shtyrë për një datë tjetër.

Ai ka thënë se blloku opozitar nuk është përçarë, duke shtuar se objektivi kryesor i partive të opozitës mbetet shkuarja në shtëpi e kësaj Qeverie.


Berisha ka folur edhe për mundësinë që opozita e bashkuar të shkojë në një listë të përbashkët në zgjedhje, duke theksuar “se kemi diskutuar rreth asaj që të kemi një listë të përbashkët, ku do të ketë hapësirë edhe pjesa e shoqërisë civile”.

“Në momente të caktuara kur flitet për protestën dhe organizimin e tyre, çështja e diskutimit të një liste të përbashkët mbet çështje e rendit të dytë në diskutimet tona. Është konsensus i të gjitha subjekteve opozitare, që me të gjitha mjetet që i lejon ligji, me luftu këtë qeveri”, ka shtuar ai.

Berisha ka folur edhe për mundësinë që Nisma për Kosovën të kthehet në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke thënë se në forumet e partisë as që e kanë diskutuar një gjë të tillë, duke shtuar se ndonëse edhe larguar nga partia, PDK-ja ende e ka shkollën politike të ish-liderit, Hashim Thaçi. /Telegrafi/