LAJMI I FUNDIT:

Berisha për vdekjen e Nishanit: Ishte burrështetas i shquar që përfaqësoi kombin dhe Shqipërinë me dinjitet

Berisha për vdekjen e Nishanit: Ishte burrështetas i shquar që përfaqësoi kombin dhe Shqipërinë me dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-presidentit, Bujar Nishani.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se Nishani ishte një drejtues i shkëlqyer dhe efiçent i Partisë Demokratike, deputet, ministër, dhe kandidat i votuar për president të Republikës nga mazhoranca e kësaj partie.


Ai tutje shtoi se sot për Shqipërinë është ditë zie dhe dhimbje e thellë për familjen Nishani.

Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
Lexo po ashtu Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

“Dielli perëndoi përgjithmonë për ish presidentin Bujar Nishani! Të dashur miq, sot ish presidenti Bujar Nishani mbylli sytë përgjithmonë duke zhytur kështu në dhimbje, zi e pikëllim të thellë familjen e tij të dashur, miqtë e të afërmit, Partinë Demokratike dhe mbarë Shqipërinë. Ish presidenti Bujar Nishani, ishte ikone e vlerave më të larta morale të njeriut, ndershmërisë, atdhetarisë dhe përkushtimit”.

“Ai ishte burrështetasi i shquar, që përfaqësoi kombin dhe Shqipërinë me dinjitet të veçante dhe urtësi në arenën ndërkombëtare duke i dhënë nder dhe vlerë institucionit të presidentit, shtetit dhe qytetarëve shqiptare. Bujar Nishani ishte gjithashtu një drejtues i shkëlqyer dhe efiçent e i dashur i Partisë Demokratike, deputet, ministër, dhe kandidat i votuar për president të Republikës nga mazhoranca e kësaj partie”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori