LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Nga vëzhgimet tona 40 ditore, kuptuam se serbët në Koshare kishin një defekt (Video)

Berisha: Nga vëzhgimet tona 40 ditore, kuptuam se serbët në Koshare kishin një defekt (Video)

Ish-komandanti i njohur i UÇK-së, Hisen Berisha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka treguar detaje interesante nga Beteja e Koshares.

Berisha ka thënë se zgjodhën Kosharen për të filluar aksionet ndaj forcave Serbe, pasi ai vend ofronte mundësi më të mira për të hequr kufirin.


“Në Koshare u cenua integriteti i një shteti. E dyta një ushtri quhej e dështuar nëse i merret kazerma. Kosharja ofronte mundësinë e të dyjave njëkohësisht, edhe marrjen e kufirit edhe kazermën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-komandanti i UÇK-së, thotë se gjatë vëzhgimeve 40 ditore kanë vërejtur një seri të metash që kishin serbët e vendosur në zonën e Koshares.

“Gjatë vëzhgimeve 40 ditore ne u pamë qytën e pushkës ushtarëve. Unë kur e shoh se një ushtari i shihet gryka e pushkës konstatoj se ai ose është amater dhe nuk di ta mbajë armën, ose është i rebeluar. Ky element na ka bërë me dije se me këta ushtarë do ta kemi të luftojmë më lehtë”.

Berisha ka thënë se kishte edhe përparësi të tjera që shqiptarët kishin në Koshare, duke filluar nga terreni e deri te motivi se ata luftonin për tokën e vet ndërsa serbet ishin pushtues./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori