LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Malazezët kanë vendosur të mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar

Berisha: Malazezët kanë vendosur të mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar

Ish-zëvendësministri  i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit në Mal të Zi, ku partia e udhëhequr nga Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se nuk do të ofrojë mbështetje për qeverinë e udhëhequr nga Dritan Abazoviq.

Gjukanoviq ka deklaruar se shkak për këtë vendim ka qenë marrëveshja e nënshkruar nga Abazoviq me Kishën serbe.


Berisha ka shkuar edhe më larg duke thënë se tre kryeministrat shqiptarë, direkt apo indirekt, po kontribuojnë për interesat serbe në Ballkan.

“Përderisa ne, me naivitetin tipik numërojmë kryeministrat shqiptarë, ngase nuk kemi aftësinë e shqyrtimit përtej sipërfaqësores, malazeztë në krye me presidentin Gjukanoviq u deklaruan: “ marrëveshja me Kishën Serbe kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi.””

Berisha Gjukanoviqin pas këtij vendimi e ka konsideruar politikan me eksperiencë të jashtëzakonshme.

Qeveria e tij nuk e ka më mbështetjen e partisë së Gjukanoviqit – vjen reagimi i Dritan Abazoviqit
Lexo po ashtu Qeveria e tij nuk e ka më mbështetjen e partisë së Gjukanoviqit – vjen reagimi i Dritan Abazoviqit

“Dhe, po i shqyrtuam në thellësi gjërat ashtu siç bëri politikani me eksperience të jashtëzakonshme Gjukanoviq, atëherë dalim te një fakt dëshpërues, në indikacionet që tre kryeministrat shqiptarë indirekt dhe direkt janë duke i kontribuar interesave serbe”.

Ish-zëvendësministri thotë se malazezët po e mbrojnë venin e tyre nga ndikimi serb por sipas tij është “dilemë e vështirë” se si do të veprojnë shqiptarët në këtë drejtim.

Qeveria e Malit të Zi miratoi marrëveshjen me Kishën Serbe, Abazoviq humb mbështetjen e shumicës
Lexo po ashtu Qeveria e Malit të Zi miratoi marrëveshjen me Kishën Serbe, Abazoviq humb mbështetjen e shumicës

“Malazezët kanë vendosur tē mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar, por si do të mbrohemi ne prej të tonëve në parandalimin e ekspansionit serb mbetet dilemë e vështirë”, ka deklaruar Berisha./Telegrafi/