LAJMI I FUNDIT:

Berisha i drejtohet Sveçlës: Policia po politizohet, askush s’mund të gradohet pa qenë i afërm i juaji

Berisha i drejtohet Sveçlës: Policia po politizohet, askush s’mund të gradohet pa qenë i afërm i juaji

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i Komisionit Parlamentar për Siguri, Bekë Berisha, e ka akuzuar për nepotizëm ministrin e Punëve të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlën.

Sipas tij, Policia e Kosovës po shkon drejt politizimit dhe jo profesionalizimit.


Këto deklarata Berisha i ka bërë në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për sigurinë në Kosovë.

“Nëse e keni pasur gojën plotë në luftën ndaj nepotizmit dhe kapjes së shtetit, ajo çka dua të them është se askush nuk mund të gradohet në polici, nëse nuk është i afërm i juaji dhe nuk është në funksion të plotë të politikës suaj. Policia po fillon të politizohet dhe jo profesionalizohet. Nëse kemi folur për kapje, në fakt kuptimin e plotë të fjalës kapje po e bëni tani. Andaj duart larg nga policia”, ka deklaruar deputeti Berisha.

Ai tutje ka thënë se institucioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të jetë prioritet mbi prioritete për ekzekutivin.

“Ky institucion të shihet si prioritet mbi prioritete për shkak se pa siguri nuk ka zhvillim ekonomik, s’ka funksionim të asnjë institucioni dhe nuk ka shtet. Kurrë nuk duhet të harrojmë që ushtria e Kosovës përveç që e kemi amanet e cila themelet i ka në gjakun e heronjve tonë, po ashtu është ushtri që synon ti bashkohet ushtrive moderne të aleancës së NATO-s. Andaj sjellja në Kuvend e strategjisë së sigurisë kombëtare të Kosovës është prioritet mbi prioritetet. Njëkohësisht sigurimi i kushteve dhe armatimi i kësaj ushtrie me mjete moderne”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori