Amerika ka qenë një ëndërr për shqiptarët, që disa prej tyre e kanë realizuar nëpërmjet lotarive amerikane. Më shumë se 200 mijë shqiptarë kanë plotësuar lotarinë me shpresën se do të fitojnë ‘ëndrrën amerikane’.
Megjithatë në rrjetet sociale ka pasur edhe debat nëse atje ku do të shkojnë, do të gjejnë parajsën.
Të shumtë janë ata që thonë se do të jetë e vështirë, por të paktën nëse punon, fiton jo vetëm para, por edhe respekt.
Ja një rast interesant.
Një ditë më parë, në të përditshmen prestigjioze amerikane, Chicago Tribune, një shkrim i dedikohet një berberi shqiptar.
Jo, nuk e kanë burgosur sepse nuk mbante kasë fiskale, por Frank Shermitraku po nderohet për punën e tij. Ai është pronar i Frank’s Barber Shop dhe klientët ndjehen shumë të kënaqur nga puna e tij.
Këtë vit, saloni i tij feston 90-vjetorin. Në fakt Shermitraku e ka blerë salonin në gusht të vitit 2006. Ajo është hapur në vitin 1926 dhe ka qenë në pronësi të Bill Docimo. Shermitraku është rritur në Korçë nën regjimin komunist.
Ai thotë se ushqimi ka qenë me racione.
“Familja ime e vlerëson SHBA-në më shumë se të tjerët, për shkak se ne kemi kaluar më të keqen,” thotë Shermitraku. Ai erdhi në SHBA me gruan dhe fëmijët në vitin 1994. Pasi mësoi anglisht, ai dhe e shoqja donin të bëheshin kozmetologjistë, ndaj u futën në një shkollë për kozmetikë.
Saloni i tij u shërben grave, burrave, por edhe fëmijëve. Përgjithësisht klientët e tij janë burra. “Ai qeth shumë mirë dhe është një njeri i mirë”, thotë një klient.
“Njerëzit duhet të të besojnë. Ne kemi avokatë, mjekë, psikologë dhe të tjera profesione që vijnë këtu”, thotë Shermitraku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City